NATO ia beson Polonisë drejtimin e sigurisë detare në Baltik

2 Janar 2026, 20:20Bota TEMA
NATO ia beson Polonisë drejtimin e sigurisë detare në Baltik

Polonia ka marrë drejtimin e një prej grupeve të përhershme detare të NATO-s në Detin Baltik, njoftoi të premten ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz.

Sipas tij, që nga muaji janar ka nisur një mision i ri me pjesëmarrjen e marinarëve polakë.

Deri më 15 gusht 2026, kontingjenti ushtarak polak PKW Czernicki 2026 do të udhëheqë një nga katër grupet e përhershme detare të Aleancës, i njohur si grupi kundërminave “Mine Shield”.

Kosiniak-Kamysz theksoi se Polonia do të ketë përgjegjësinë për garantimin e sigurisë së lundrimit në ujërat veriore të Evropës, si dhe për forcimin e mbrojtjes së infrastrukturës kritike detare.

Lini një Përgjigje