Bota e krishterë në zi: Ndahet nga jeta Papa Françesku

21 Prill 2025, 10:04Bota TEMA
Bota e krishterë në zi: Ndahet nga jeta Papa Françesku

Papa Françesku është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë Vatikani.

“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, Peshkopi i Romës, Françesku, është kthyer në shtëpinë e Atit. 

Krejt jeta e tij iu dedikua shërbimit të Zotit dhe Kishës. Na mësoi të jetojmë me vlerat Ungjilli me besnikëri, guxim dhe dashuri universal, veçanërisht në favor të më të varfërve”, tha kardinali Kevin Farrell në njoftimin e ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.

Disa javë më parë, Papa Françesku doli nga një spital në Romë pasi u trajtua për pneumoni në të dyja mushkëritë.

Dy javë pasi la spitalin, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër.

Në vitin 2013, Françesku u bë Papa i parë amerikano-latin dhe ka qenë një nga papët më të vjetër në historinë e Kishës.

Papa Françesku, argjentinasi që reformoi kishën, refuzoi luksin e burokracitë

Papa Françesku, i pari udhëheqës amerikano-latin i Kishës Katolike Romake u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare.

Jorge Mario Bergoglio u zgjodh papa në 13 mars të vitit 2013 duke befasuar shumë pjesëtarëve të botës Katolike, të cilët e kishin parë klerikun argjentinas të njohur për angazhimin e tij në mbështetje të të varfërve, si një të jashtëm. Ai u përpoq të projektonte thjeshtësi në rolin e tij të madh dhe refuzoi të jetonte në partamentet pompoze papnore të Pallatit Apostolik që përdoreshin nga paraardhësit e tij.

Trashëgoi një Kishë nën sulm lidhur me skandalin e abuzimeve seksuale, burokracive të Vatikanit dhe u zgjodh me mandatin e qartë për të rikthyer rendin. Por teksa Papati i tij avanconte u përball me kritika nga konservatorët të cilët e akuzuan për shkeljen e traditave të Kishës. Ai nxiti gjithashtu zemërimin e progresistëve të cilët ndjenin se duhej të ishte bërë më shumë për të riformësuar Kishën 2 mijë vjeçare.

Teksa përballej me pakënaqësi të brendshme, Francesku u bë një yll global duke grumbulluar turmë gjigante mbështetësish në shumë prej udhëtimeve të tij jashtë vendit, teksa pa u lodhur promovonte dialogun ndërfetar dhe paqen, duke mbajtur gjithmonë anën e komuniteteve më të margjinalizuara, të tillë si emigrantët. 

Në një ngjarje unike për kohërat modernet, pati dy njerëz me mantelin e bardhë në Vatikan për një pjesë të madhe të Papatit të Franceskut, teksa paraardhësi i tij Benedikti vijoi të jetonte në Selinë e Shenjtë pas dorëheqjes tronditëse në vitin 2013.

Benedikti, një hero i kauzës konservatore, vdiq në dhjetor të 2022 duke lënë më në fund Franceskun të vetëm në skenën Papnore. Francesku emëroi gati 80 përqind të kardinalëve që do të zgjedhin tani Papën e ri, çka rrit mundësinë që edhe pasuesi të vijojë me politikat progresiste. 

Rrënjët e një njeriu të popullit

Bergoglio u rrit në një familje modeste, me babain e tij Marion, një kontabilist hekurudhor dhe nënën e tij Regina Sivori, të përkushtuar ndaj shtëpisë dhe edukimit të pesë fëmijëve të saj. Pas diplomimit si teknik kimik, profesioni i tij e çoi atë të hynte në seminarin dioqezan dhe më pas në novatorin e Shoqërisë së Jezusit më 11 mars 1958. Edukimi i tij akademik e pa atë të fitonte një diplomë në filozofi në Colegio San José në San Miguel, pasuar nga vite mësimdhënie në letërsi dhe psikologji.

U shugurua meshtar në vitin 1969

I shuguruar meshtar më 13 dhjetor 1969, ai vazhdoi rrugëtimin e tij në Shoqërinë e Jezusit deri në profesionin e tij të përjetshëm në vitin 1973. Në të njëjtin vit ai u bë provincial i jezuitëve argjentinas, post që e mbajti deri në vitin 1979, kur iu përkushtua mësimdhënies dhe drejtimit të institucioneve kishtare.

Udhëheqësi i Kishës argjentinase

Në 1992 Gjon Pali II e emëroi atë peshkop ndihmës të Buenos Aires dhe në 1998, ai pasoi kardinalin Quarracino si kryepeshkop dhe primat i Argjentinës. Veprimi i tij baritor u përqendrua në afërsinë me të varfrit dhe në promovimin e një Kishe të hapur dhe misionare. Ai e ka refuzuar gjithmonë luksin, duke zgjedhur të jetojë në një apartament dhe jo në rezidencën e ipeshkvnore dhe duke udhëtuar me transport publik. Edhe si Papë ai zgjodhi të banojë në Santa Marta, duke refuzuar apartamentin papal.

Ai u bë kardinal në 2001

Në vitin 2001 ai u caktua kardinal nga Gjon Pali II dhe mori pjesë në konklavën e vitit 2005, e cila çoi në zgjedhjen e Benediktit XVI. Ndikimi i tij u rrit në Amerikën Latine, duke e bërë atë një pikë referimi për rinovimin baritor dhe angazhimin shoqëror të Kishës.

Një pontifikat revolucionar

Zgjedhja e tij si Papë më 13 mars 2013 shënoi një pikë kthese epokale për Kishën Katolike. Papa Françesku solli me vete një mesazh thjeshtësie dhe mëshirë, duke nënvizuar rëndësinë e një Kishe të afërt me më pak fat. Stili i tij baritor dallohej nga heqja dorë nga shenjat e pushtetit: preferonte zakonin e bardhë pa mozetë, shmangte rezidencat luksoze dhe e ftonte Kishën të ishte “dalëse”, pranë njerëzve dhe periferive ekzistenciale.

Kisha solidare dhe e vëmendshme ndaj të varfërve

Që në ditët e para të pontifikatit të tij, ai promovoi një reformë të Kurisë Romake dhe intensifikoi angazhimin e tij për drejtësinë sociale, pritjen e emigrantëve dhe luftën kundër abuzimit. Enciklikat e tij "Evangelii Gaudium", "Laudato Si'" dhe "Fratelli Tutti" kanë gjurmuar një rrugë të qartë: një Kishë solidare, e vëmendshme ndaj të varfërve dhe e përkushtuar për të mbrojtur krijimin.

Mëshira si themeli i krishterimit modern

Në pontifikatin e tij dhjetëvjeçar, Papa Françesku është përballur me sfida komplekse, duke përfshirë tensionet e brendshme brenda Kishës, krizat globale dhe dialogun ndërfetar. Megjithatë, mesazhi i tij i shpresës dhe i ripërtëritjes ka vazhduar të frymëzojë miliona besimtarë në mbarë botën, duke riafirmuar vlerën e mëshirës si themeli i krishterimit modern. 

24 Komente

  1. I
    Ilirjan

    U prehte ne Paqe!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me vdekjën e ti sot, tregonë se ky njeri ishtë një

      Me sa dukët, Zoti i madhë i paska dhënë jetë dera sa të kremtonë të Djelën e Pashkvë... Dje ishte në Sheshin e Shën Pjetrit. Kjo tregonë se ai njeri, ishtë një Shetë i vertet... Njerzim i cilivizum ishte me fatë, që të patën ty si Papë o Franqesk, shpirti i tëndë pushoftë në paqë.

      Përgjigjjuni
      1. b
        besimi

        Kush ia dha kete dite ,Zoti lart apo keta poshte.Mos valle njoftimi eshte lene pikerisht per kete dite dhe ai ka nderuar jete me perpara.Le tia leme kohes kete enigme.Gjithesesi u prefte ne paqe njeriu qe kerkoi kudo e gjithnje paqe.

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bogdan

        ..nje bolshevik me pak, latino mafjozi, mik i Sorosit...

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tears in heaven

          Pert ty me emer sllavi. Me siguri papa eshte lutur edhe per nje krimb si ty. Por meqense une nuk jam Papa por thjeshte nje rob zoti, kam per ty vetem nje urim . Te paste lene Zotin.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kalec Dega

          Ndahet me dhimbje, Papa i pare Komunist, ..ska gja, ai me pare ishte nazist....lol

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tema

            O Kalec, po edhe sot do te japesh mendimin tend prej idioti? Kalece si puna jote i perkasin botes se Epokes se Gurit. Shko e gjej ndonje pune ore ditezi sepse nuk jane per ty keto gjera. Ngele duke komentuar gjithe diten dhe duket qe qenke i papune dhe jeton ne kurriz te te tjereve, ore vemje.

            Përgjigjjuni
        3. R
          R.I.P Papa Francesco

          Nji Paps qe ju kushtua Paqes se ksaj Bote Satanesh Politike dhe qenis Umane...

          Përgjigjjuni
          1. D
            DR

            I duroi shpirti sa per te festuar Pashkët ....po na la vetëm në kohë të zeza ... U prehtë paqe !

            Përgjigjjuni
            1. R
              Ramalluku i Surrelit

              Kete foto te Franceskut mire ta shikoni, e per mua me 11 maj duhet te votoni / qe te me duroni e te me ster-duroni, deri kur vdekja te me vije pordhet te mi shijoni /

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tema

                Perse duhet te tregosh injorancen tende ne kete dite?

                Përgjigjjuni
                1. I
                  I juaji Edi Rama

                  TemA te kam dhjere, se nuk me kuptove nje here.

                  Përgjigjjuni
              2. E
                Egzon

                U prehte ne paqe

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rita

                  U preftë në paqe!

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Respekt per nje pape reformator.

                    Papa Francesko ka qene nje nga papat me reformator. Respekte per ate qe beri gjithshka per paqen. Qofte i parajses.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hako

                      Si ndihen "dishepujt" e Alfred Cakos? Pasi Cako para disa kohe deklaroi qe Papa ka vdekur dhe mbahet e fsheht vdekja e Tij.

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Hustoriani

                        Papa Francesku e ka lene,nje fjale lapidaret te kusha e financuar nga myslimanet ne Fushe Kruje.Shqiptaret jane vellezer,kjo eshte arsyeja qe nuk kane konflite fetare,!

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mireli

                          Papa Francesko u prehtë në Paqe????????.! Amen!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Arsimtari

                            Te gjithe vellazeve katolike shqiptare,dhe te krishterve tjere,iu shprehu ngushellimet e mia,per nderrimjeten e Papa Franceskut!

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              filip

                              Nuk e kuptoj përse papat zgjidhen në moshë mbi 80 vjeç a e dinë këta që nuk janë të përjetshëm në planet.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tema

                                O filip me "f" te vogel, ashtu siç shkruan ashtu e ke edhe trurin. Di te besh llogari more ditezi? Sa vjeç ishte Papa kur u zgjodh si i tille? Mos shkruaj gjepura perpara se te informohesh.

                                Përgjigjjuni
                              2. t
                                titi

                                Te prehet ne paqe

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Ndue Sanaj

                                  Te prehet ne Paqe! I perjetshem kujtimi i Papa Franceskut!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dhëmbeli

                                    Paqe për të !

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje