Ndërron jetë Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit Erdogan (ndikimi i tij, edhe në Shqipëri)

21 Tetor 2024, 09:00Bota TEMA
Ndërron jetë Fetullah Gulen, kundërshtari i presidentit Erdogan

Kleriku mysliman turk, Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se ishte organizator i grushtit të shtetit të dështuar, të vitit 2016, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara. 

Sipas mediave  të lidhura me FETO, thuhet se ai ka vdekur në Pensilvani. Gulen, i cili ka jetuar në SHBA prej vitesh, dyshohet se vdiq pasi u shtrua në një spital në moshën 83-vjeçare. Mediat pranë organizatës Fetullah, njoftuan se "kreu i organizatës Fethullah Gulen, ka ndërruar jetë në spital".

Shëndeti i Fetullah Gulen ka qenë jashtëzakonisht i trazuar së fundmi sipas raportimeve të mediave. Përveç veshkave dhe diabetit, ai raportohet se kishte edhe demencë.

Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Gulen e ka shtrirë ndjeshëm ndikimin e tij edhe në Shqipëri, sidomos në arsim dhe biznese të shumta.

Në Turqi organizata Fetullah (FETO konsiderohet organizatë terroriste.

Fethullah Gulen, u pa për herë të fundit më 12 tetor 2024 në një makinë duke lënë shtëpinë e tij, pasi u largua nga ferma e tij në Pensilvani, ku jetonte që nga viti 1999 në Saylorsburg në Shtetet e Bashkuara.

10 Komente

  1. P
    Po tani

    Po tani tutori i politikanve hajdut shqip foles Erdogani, çfarë do thotë per Gylenist në Shqiprie? Që as në xhamitë e ndertume nga Turqia në Shqiprie nukë i le të hyjë as hoxhallater që janë shqip foles...

    Përgjigjjuni
    1. g
      gazi

      Thuajeni troç që spitali "amerikanë është Gulen.....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spitalet e Gulenit

        Mekat! Po te shtrohej ne spitalin e Allajbeut do te sherohej.

        Përgjigjjuni
        1. v
          vend muti

          Dhe ajetollahu erdoganist Rama, ka per ta festuar tek xhamija e naaamaaazgjasa.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kureshtari

            Hëngsh mutin e këtij "vend muti"

            Përgjigjjuni
          2. H
            Humoristi

            Ky lajm mortore ,per ke shqiptare ka vlere!?Paska nderruar jete nje imam turk ne Amerike!?

            Përgjigjjuni
            1. U
              Uda

              Ngushellime familjes. Jemi nji vend me njerez te peshtire qe nuk dine te respektojne as te vdekurit. Nuk e njihja fare. Por vetem pse eshte njeri qe ka nderruar jete them me respekt Qofte i parajses! Zoti ta ndjeje!

              Përgjigjjuni
              1. a
                anti25642654censurë

                uda,ka shumë të vdekur që nuk ja vlen të respektohen!!ky ishte një thëngjill i mbuluar ndryshe nga "shoku"armiku i tij erdoqëni!!që të dy kishin/kanë të njëjtin qëllim!!ky që shkoi e kishte "ngadalë ngadalë" si ajo sëmundja e keqe që hyn e sdel më!!erdoqëni nuk kishte as durimin e aq më pak piksynimin e gylenit!!erdoqëni ndryshe nga gyleni në radhë të parë vë vetveten e më pas fondamentalizmin e tij të sëmurë!!kështu që nuk ja vlen të respektosh një të vdekur të tillë ashtu si nuk ja vlen të respektosh një të gjallë si erdoqëni e aq më pak kur të cofë dhe ai!!

                Përgjigjjuni
              2. mira emira emira ime

                nga u.s.a ky kollos e bamires i shume shqiptareve u prefte ne xhente AMIN.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  nëse e thua ti!?ma merr mëndja se do bëhet!të këshilloj të vizitohesh tek okulisti se ke problem për syze!!miopinë e ke shumë të lartë!!

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje