Netanyahu: Irani ka ndërtuar në fshehtësi një aparat bërthamor, goditëm për të mbrojtur qytetarët tanë

13 Qershor 2025, 10:53Bota TEMA
Netanyahu: Irani ka ndërtuar në fshehtësi një aparat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se sulmet ajrore ndaj Iranit ishin një veprim i domosdoshëm për mbrojtjen e shtetit hebre.

Në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt, Netanyahu tha se Izraeli ka vepruar për të parandaluar një kërcënim ekzistencial nga ana e Iranit, i cili sipas tij ishte “në prag të zotërimit të një arme bërthamore”.

“Ky nuk ishte një sulm, ishte vetëmbrojtje. Irani për vite me radhë ka ndërtuar në fshehtësi një aparat bërthamor që nuk mund të lihet pa përgjigje. Sot ne kemi ndërmarrë hapin që duhej bërë”, tha ai. 

Netanyahu shtoi se objektivat e goditura ishin zgjedhur me kujdes dhe kishin karakter ushtarak dhe bërthamor. Ai mohoi çdo synim për të dëmtuar civilët dhe theksoi se Izraeli nuk kërkon luftë, por është i gatshëm të përballet me çdo kërcënim të mundshëm.

Kryeministri izraelit tha se forcat e mbrojtjes janë vendosur në të gjitha kufijtë dhe janë në gatishmëri të lartë. Ai paralajmëroi se çdo sulm hakmarrës nga Irani do të marrë një përgjigje të fuqishme dhe të menjëhershme.

Në fund të fjalimit, Netanyahu falënderoi aleatët ndërkombëtarë që, sipas tij, “kuptuan rrezikun dhe mbështetën të drejtën legjitime të Izraelit për të mbrojtur popullin e vet”. Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve të tij.

4 Komente

  1. k
    kureshtari

    Falenderon aleatët ndërkombëtar!Do me thënë se vet nuk paske byth t'a sulmosh!

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Kshu tha dhe per irakun ky plehre..e pastaj.doli qe skish asgje. Paqedashes keta zionistet..

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te prifte e mbara nazist I vogel.

        Pirth te cfryhesh.. e hengri njehere bota me Irakun...Se ha me.. Ia thuaj trapit keto se ai te beson...Nejse Irani eshte dhe armiku yne keshtu qe leroja.....

        Përgjigjjuni
        1. g
          goon

          po dhe israeli ka arme nucleare(edhe pse as konfirmon dhe as mohon) dhe nuk ka firmosur NPT-ne sepse nuk pranon te inspektohet sic ndodh me iranin qe ka firmosur .......cfare turpi ....

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje