Netanyahu përjashton mundësinë e një armëpushimi: Sot ndahemi mes qytetërimit dhe barbarisë

30 Tetor 2023, 19:29Bota TEMA
Netanyahu përjashton mundësinë e një armëpushimi: Sot

Kryeministri izraelit Netanyahu ka përjashtuar mundësinë e një armëpushimi, duke thënë se “kjo është një kohë për luftë”

Ai thekson se dëshiron të bëjë të qartë pozicionin e Izraelit në lidhje me armëpushimin.

“Ashtu si SHBA-të nuk do të bien dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor ose pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit,” thotë ai.

“Thirrjet për një armëpushim janë thirrje për Izraelin që t’i dorëzohet Hamasit, t’i dorëzohet terrorizmit,” thotë ai.

“Bibla thotë se ‘ka një kohë për paqe dhe një kohë për luftë”, vazhdon ai, “kjo është një kohë për një luftë”

“Një luftë për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot ne vendosim një vijë midis forcave të qytetërimit dhe forcave të barbarisë.”

2 Komente

  1. a
    astrit

    Per ke qyteterim flet kryeministri i Izraelit? Kristjanizmi ka qene historikisht armiqesor me Juhedizmin, myslimanizmi gjithashtu por jo ne permasat e krishtereve. Ke nenkupton qyteterim ky kriminister?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bumbum..bum

      Qytetrim dmth të jetosh në harmoni dhe barbarism ësht të jetosh në shpell si Sala. E bë dot Salën qytetar? Edhe kta si bëjn dot t3rr0ristat me qytetrim. B0le a kupton?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje