Irani nxjerr tanket dhe “përgatitet” për luftë, teksa SHBA-të “parkojnë” luftanijet në Mesdhe

30 Tetor 2023, 11:56Bota TEMA
Irani nxjerr tanket dhe “përgatitet” për luftë, teksa

Në një moment delikat në Lindjen e Mesme, kur konflikti midis Hamasit dhe Izraelit është intensifikuar duke çuar në shkatërrimin e Gazës, një “luftë e ftohtë” është duke u zhvilluar midis Iranit dhe SHBA-ve.

Teksa Amerika ka shprehur hapur mbështetjen për Izraelin, duk stacionuar tashmë në Mesadheun Lindor dy aeroplanmbajtëset USS Gerald R Ford dhe USS Dwight D Eisenhower, së bashku me anijet e tyre mbështetëse, Irani ka dënuar fort ofensivën ushtarake të Tel Avivit në Rripin e Gazës.

Që pas nisjes së konfliktit me sulmin e Hamasit në Izrael më 7 tetor, Irani ka shprehur hapur mbështetjen për palestinezët dhe liderët në Teheran besojnë se ndërhyrja e Amerikanëve do të sjellë përhapje më të gjerë të luftës.

Sakaq, këtë fundjavë Irani ka nisur edhe stërvitje ushtarake masive, duke aktivizuar 200 helikopterë, raketahedhës, tanke, avionë dhe mijëra trupa.

Stërvitja është quajtur "Autoriteti 1402", me Republikën Islamike që ka vendosur të përfshijë në të përdorimin e versioneve të përmirësuara të raketave të tyre të prodhuara në vend, Daën dhe Diamond.

Ushtria e Teheranit është duke testuar gjithashtu bomba të reja, si dhe helikopterë sulmues.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë iraniane Abdolrahim Mousavi pas nisjes së stërvitjes tha se "ne jemi gjithmonë të gatshëm të përballemi me kërcënimet".

Helikopterët iranianë kanë lëshuar raketa në errësirë dhe shkatërruan armikun e pretenduar duke përdorur sisteme të shikimit gjatë natës.

Komandanti Mousavi shpjegoi se stërvitjet kishin për qëllim të përcaktojnë aftësitë e ushtrisë dhe të promovojnë autoritetin e mbrojtjes dhe luftimit të vendit.

Stërvitja nis vetëm një natë pasi Izraeli nisi sulmin në shkallë të gjerë në Gaza, duke dërguar trupa dhe tanke që kalonin përtej kufirit pas një sulmi masiv ajror.

Frika është e madhe se Irani mund të ndërhyjë duke u bërë pjesë e konfliktit, qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet grupeve të tij terroriste si Hezbollahu.

Në Tel Aviv dyshojnë se milicitë e mbështetura nga Irani po përgatiten të bashkohen dhe të pushtojnë Izraelin pasi një mesazh i keq u shfaq në kufirin libanezo-izraelit.

Një mural rrëqethës i grupeve terroriste, duke përfshirë Hamasin dhe grupin militant libanez Hezbollah, u pikturua këtë javë në anën libaneze të murit kufitar.

Izraeli e konsideron Hezbollahun si një kërcënim edhe më të madh se Hamasi për shkak se është i armatosur rëndë me armë të furnizuara nga Irani.

14 Komente

  1. L
    Limi

    Po e kruan bythen kot Irani...

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazepi

      Do i qihet motra islamikve dhe talebanve. Kruajeni me izraelin se do merrni ate qe meritoni. Llum islamik

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rikardo Ç42

        Do luftojne dhe kto per liri demokraqi si Lexhenda i tyre ne Shqiperi kunder ShBA dhe MB ju zente mortja

        Përgjigjjuni
        1. P
          PEREKLIU

          Pordhe me rigon thuhet ne gjuhen popullorte!qe te sulmoje Irani ,Izraelin i bie qe te sulmoje edhe Ameriken ore gazetaruc byth perpjete!Qe te sulmosh Ameriken i bie qe te filloje lufta e trete boterore .Mos harroni qe Kina e pret kete pike per tu konfirmuar si superfuqia e dyte pas SHBA-se.Lufta e trete do bythe por jo byth perpjete qe i luten allahut,por bythe per te luftuar .Keta gazetaruc kazani qe perkthejne ndonje lajm nga bota e pertejme ose duke u falur ne xhami ,shpresojne se duke u ndezuar nje lufte e trete boterore mbase shpeton udheheqei i tyre taleban Berishe!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henks

            Perekliu. Jam dakord me ato që thua por gazetarët thjesht raportojnë lajmin ashtu siç e marrin nga agjensitë e huaja, nuk po e shpikin nga mendja e tyre.

            Përgjigjjuni
            1. T
              T

              Shiba esht e dyta Jo e para. Lexo Pak e meso Amerika I Ka borxh kines trillions dollare,dhe po I mbylli rubinetin Kina,USA shkon.per.lesh.me.keq se cka vajtur nen bidene. Po u be lufte boterore,amerika.sdo jete as e dyta me. Apo ju.kujtoni se Armet berthamore te rusise ,kines Nuk te bejne gjemen? Ah po vec amerika Di to perdori. Di gje si do mbrohemi NE ,NE rast lufte?? Apo futja,raki e spec .. Harrova.. do na shpetij amerika e Anglia me francen si NE 1878,1913 dhe 1945

              Përgjigjjuni
              1. g
                ganiu

                E di që ke të drejtë ti o pulisht?

                Përgjigjjuni
            2. A
              AS

              Jane njerez. Jane te perzene nga vendi i tyre. Jane te burgosur ne nje "burg te hapur" Jane te varfer ku s'ka me keq. Jane te pambeshtetur nga asnje shtet/superfuqi. Eshte e lehte t'i sulmosh, por duhet gjetur nje zgjidhje e perhershme ne rajon. Lufta sjell konflicte te perjetshme, jo paqe.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Parruca

                Te varfer? Kreret e Hamasit jane miliardere qe vjedhin fondet qe shkojne pikerisht qe te mos kete varferi. Nderkohe ky Izraeli monster i furnizon me energji elektrike, uje, karburante, ushqime dhe cdo gje bazike. U ofron dhe pune ne Izrael. Dhe jo vetem kreret e Hamasit, por udheheqesit palestineze ne pergjithesi. Arafati vdiq miliarder p.sh. Burgun e hapur kane zgjedhur nuk ua imponoi Izraeli. Izraeli u ofroi zgjidhjen me 2 shtete. Ata nuk e deshen se duan ta zhdukin Izraelin. Izraeli e la defakto shtet Gazen, dhe mbylli dhe kufirin, sic ua ka mbyllur dhe Egjipti. Fakti qe nuk mbeshteten nga asnje shtet, qofte dhe arab tregon dicka apo jo?Tregon qe jane nje popull i perdorur nga udheheqesit e tyre per tu bere mish per top. Kombi palestinez eshte nje sajese e OÇP. Deri ne 1967 ekzistonte populli arab qe aspironte te zhdukte hebrenjte.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gostivarasi

                  Po, plako, lidetet e Hamasit rrime ne luks ne Katar, populli palestinez e ha ne bythe...

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Leo

                  Jane mesuar shqiperi vec komente pro skllaverimit. Kuptojne SE te gjithe Jane pa bythsa si ata,qe lepin bole.europiane e amerikane ,te lumtur te jetojne NE.koloni. Dhe afrika esht zgjuar,vec shqiperi.flene gjume,pine kafe,varferohen perdit zihen per politike e zgjedhin ramen qe ti coj NGA fitorja NE fitorje. Thoshim per berishen qe si iken NGA pushtet,po doli KY me.keq

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    California

                    Irani dashka te nderroje emer , Hiroshime

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      ganiu

                      Jo do mbajë emrin e vjetër. Nuk e mbaj mend mirë, ishte Sodoma apo Gomora.

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      E di

                      aaa... tani qe paskeni analizuar situaten ju debilat, lrani do terhiqet!... na myten idiotet dhe katunaret.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje