Kryediplomati kinez: Rruga drejt takimit Xi-Biden nuk do të jetë e lehtë

29 Tetor 2023, 21:50Bota TEMA
Kryediplomati kinez: Rruga drejt takimit Xi-Biden nuk do të jetë e

Ministri i Jashtëm i Kinës thotë se nuk do të jetë e lehtë të arrihet deri tek një takim i pritshëm mes Presidentit Xi JinPing dhe Presidentit Joe Biden, duke shtuar se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të arritur rezultate, njoftoi të dielën Pekini.

Kryediplomati Wang Yi u takua me Presidentin Biden, Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan, gjatë një vizite tre-ditore në Uashington.

Palët ranë dakord të punojnë për të realizuar një takim dypalësh gjatë forumit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit që zhvillohet në San Françisko në nëntor.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Kinës, që përmbledh diskutimet me palën amerikane, zoti Wang thotë se takimi dypalësh nuk mund të ndodhë automatikisht.

Vizita tre-ditore e kryediplomatit Wang në Uashington erdhi në një kohë kur tensionet mes dy vendeve mbeten të larta, përfshirë çështjet për kufizimin e eksportit të teknologjisë së përparuar amerikane dhe veprimet e Kinës në detet e Kinës Jugore dhe Lindore.

Në deklaratë thuhet se megjithëse ka ende shumë çështje për t'u zgjidhur, të dyja palët besojnë se dialogu mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, është i dobishëm dhe i nevojshëm.

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni.

    Takimi i presidentit kinez Xi me Biden Pampersin nuk do te behet per nje aresye te thjeshte: Pampersi qe i vihet Biden para dhe pas cdo vakti pra 6 here ne dite ndalon djen e mutit (ju befte mire) dhe jo te gazrave qe ky torollak i leshon ne cdo vend dhe qelb ambjenti per rreth tij sic ndodhi me Mbretin Charls dhe gruan e tij kur e takuan.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje