Një grup personash kanë sulmuar mbrëmjen e sotme aeroportin Makhachkal në Dagestan, Rusi për të kërkuar pasagjerë hebrenj pasi zbuluan se një aeroplan nga Tel Avivi ishte gati të ulej.
Personat e dyshuar hynë në aeroport pasi mësuan se një avion i nisur nga Izraeli ishte ulur në pistë.
Forcat ruse të sigurisë po punojnë për të qetësuar demonstruesit pro-palestinezë në aeroport.
Ndërkohë piloti i avionit iu kërkoi pasagjerëve që të mos hapen dyert në këto rrethana.
Aeroporti i Makhachkala është mbyllur për shkak të hyrjes së paautorizuar në aeroport, tha në një deklaratë Agjencia Federale e Transportit Ajror.
Avionët po ridrejtohen në pista ajrore alternative:
"Për shkak të depërtimit të personave të panjohur në platformën e aeroportit të Makhachkala, u mor vendimi për mbylljen e përkohshme të aeroportit për shërbimin e fluturimeve në mbërritje dhe nisje.
Aeroplanët që duhej të uleshin në Makhachkala u ridrejtuan në fusha ajrore alternative".
Agjencia Federale e Transportit Ajror vuri në dukje se masat do të mbeten në fuqi derisa situata të normalizohet teksa agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë në vend.
Qindra njerëz po marrin pjesë në protestën, e cila po zhvillohet në zonën ngjitur me aeroportin Makhachkala, ku një tjetër fluturim i rregullt nga Tel Avivi u ul të dielën në mbrëmje.
Protestuesit kundërshtojnë konfliktin palestinezo-izraelit, raporton Tass. Sipas ekranit të aeroportit, avioni mbërriti nga Tel Avivi në Makhachkala në orën 19:17 me kohën e Moskës.
Disa nga protestuesit hynë në terminalin ndërkombëtar të aeroportit në kërkim të pasagjerëve të këtij fluturimi.
Reagimet e muslimaneve jane te frikshme. Kane mentalitet terroristi. I punon mendja 24 ore si te shpikin metoda te reja terrori.