Franca deklaroi se nuk ekziston asnjë plan zyrtar francez për t’i dhënë fund luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut, duke hedhur poshtë raportimet e disa mediave ndërkombëtare.
Në një deklaratë për televizionin TF1, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze theksoi se Parisi nuk ka paraqitur një plan konkret për ndalimin e konfliktit.
“Franca mbështeti hapjen e bisedimeve të drejtpërdrejta me Izraelin nga autoritetet libaneze dhe ofroi lehtësimin e tyre. Do të jetë përgjegjësi e vetë palëve, dhe vetëm e palëve, të përcaktojnë axhendën e këtyre diskutimeve”, tha ai.
Më herët, disa media ndërkombëtare dhe franceze raportuan se presidenti francez Emmanuel Macron po përgatiste një plan për t’i dhënë fund luftës mes Libanit dhe Izraelit.
Sipas raportimeve, propozimi i përmendur parashikonte që Libani ta njihte për herë të parë Izraelin si shtet. Në këmbim, Izraeli do të tërhiqej nga Libani jugor, një zonë që sipas raportimeve kontrollohet nga ushtria izraelite që prej nëntorit të vitit 2024.
Po sipas burimeve të cituara nga faqja Axios, një marrëveshje e tillë do të hapte rrugën për negociata mes dy vendeve për t’i dhënë fund zyrtarisht gjendjes së luftës mes tyre.
Megjithatë, autoritetet franceze theksuan se çdo proces diplomatik do të varet nga vullneti i vetë palëve për të hyrë në negociata dhe për të përcaktuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme.
Kete Makaronen Francez nuk e ndegjon as populli vet mos te flasim se e ndegjon dikush tjeter ,keta ishin ai shtet qe i dha strehim nji gjeneralit kasap te Libanit gjenerali AUN ku e vjodhi popullin me 30 miljon dhe u strehua ne France pote ishin te sinjqerte dota kthenin ta mbaronte burgimin pra ky flet si nji femij i Trumpit cka tho sot nuk i kujohet neser.