Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ripërtërirë thirrjen për veprim të përbashkët ndërkombëtar në mbrojtje të Ngushticës së Hormuzit, duke kërkuar që vendet që varen nga ky korridor strategjik të bashkojnë forcat kundër përpjekjeve iraniane për ta mbyllur atë.
Vetëm disa orë pasi deklaroi se shpreson që Mbretëria e Bashkuar, Kina dhe vende të tjera të dërgojnë anije luftarake në rajon, Trump theksoi se “vendet që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për atë kalim”.
Ai u shpreh se SHBA-të kanë “mundur dhe shkatërruar plotësisht Iranin, si ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo mënyrë tjetër”, duke nënvizuar se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë dhe të koordinojë vendet e tjera që të sigurohet një proces i shpejtë dhe pa probleme.
“Ky duhej të kishte qenë gjithmonë një përpjekje ekipore, dhe tani do të jetë – do ta bashkojë botën drejt Harmonisë, Sigurisë dhe Paqes së Përjetshme,” tha Trump.
Thirrja e presidentit amerikan vjen në një kohë kur tensionet në rajonin e Gjirit Persik mbeten të larta, ndërsa Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë, shihet si pikë kyçe për sigurinë energjetike globale.

Ma buri poshter si ky nuk ekziston ne gllobin e tokes ,ky dhe Netanjahu ndezin zjarin vrasin femijt ne shkolla shkaterojn spitalet dhithcka cka esht e ndaluar dhe tani don qe Evropa te perfshihet ne lufte jo vetem tani por kjo ndodhi ne gjitha lufterat deri me tani dhe nga kjo Evropa Fashiste askush nuk ja tho troc qe neve nuk perziemi per te vra femij dhe per ta shkateruar rendin Boterore dhe largoheni nga ky i Cmendur ky e ka vendin ne Psikateri dhe jo si President.
Teni po kerkon ndihme nga te tjeret per luften qe nise ?
Ne qofte se Irane eshte i mundur nga SHBA perse kerkohet anijet e Kines etj ne kete lufte?
Ke pyeti Ky kur sulmoi Iranin, ne emer te kujt e sulmoi,? Ky ni si dhendrin dhe shkoun qe luan golf te diskutoje « paqen » ne bote..????????????
Ç'është ky psikopat që po merr në qafë një Amerikë të tërë. Ky njeri anormal duhet me urgjencë të shkarkohet nga kongresi pasi po u lejua të bëjë psikopatllëqe të tilla e gjithë Anerika do vejë për lesh. Po vë në dyshim se si është e mundur që një popull kaq i madh si Amerika të zgjedhë në krye një.njeri anormal duka patur parasysh dhe pushtetin e madh të presidentit.
Deri dje u vinte tarifa te larta tregetare vendeve te ndryshme , tani e shikon qe nuk po ja del dot me cmimin e larte te luftes , dhe kerkon bashkepunim , ne tham se ishte vetem Putini mendje madhe dhe prepotent , po ky guaku qenka me keq ….ri tani guak dhe dili zot luftes … mer ate qefirin e tarifave Lutnik dhe perballoni luften me Iranin on
Kur e nise luften nuk ipyete tani vazhdo jepi fund.