OBSH rekomandon ulje çmimesh për medikamentet kundër obezitetit

2 Dhjetor 2025, 20:30Bota TEMA
OBSH rekomandon ulje çmimesh për medikamentet kundër obezitetit

Organizat Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar së fundmi përdorimin e medikamenteve të rej për të ulur kurbën e obezitetit duke kërkuar nga kompanitë farmaceutike të ulin çmimet.

Medikamentet për të cilat kërkohet ulja e çmimit dhe zgjerimi i bazës së aksesit për vendet me të ardhura të ulëta janë Wegovy, Ozempic dhe Mounjaro, të cilët sugjerohen krahas një diete të shëndetshme, ushtrimeve fizike dhe mbështetjes mjekësore.

Sipas OBSH-së aktualisht në medikamentet në fjalë kanë mundësi për akses 10% e popullsisë së botës deri në vitin 2030, ndërkohë që epidemitë e obezitetit janë më emergjente në Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe ishujt e Paqësorit. Vetëm medikamenti Wegovy ishte i disponueshëm vetëm në 15 vende në fillim të këtij viti.

Lini një Përgjigje