Opozita paralajmëroi protestë para Parlamentit Europian në Strasburg, policia rrethon zonën

23 Tetor 2024, 11:06Bota TEMA
Opozita paralajmëroi protestë para Parlamentit Europian në

Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet që policia ka rrethuar zonën ku do të zhvillohet protesta.

Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tubohet me mbështetës nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojë tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri.

Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.

3 Komente

  1. E
    Emri

    Shtoni dhe protesten per arrestimin e Metes, se ma do mendja se kishit ne axhende. Si ka mundesi qe te ngaterroni hajdutllikun me arrestime politike. Po sipas jush te gjithe keto plehra qe kane abuzuar me pozitat shteterore, do duhet akoma ti mbajme ne kurriz perjete ? Maskarenj , ne vend qe te shikoni hallet e popullit, na dilni te mbroni babezine

    Përgjigjjuni
    1. W
      Whitesnake

      Mossss!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pd

        Specie e çuditshme këta! Jorida, Brizida të zhveshi krejt, nuk ke turp të dalësh para shqiptarëve? Te ka bërë një radiografi të përkryer. Nuk do të votohesh më...vemje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje