Papa Françesku i kërkon Koresë së Veriut ta ftojë për vizitë

26 Gusht 2022, 19:51Bota TEMA

Papa Françesku i kërkon Koresë së Veriut ta ftojë

Papa Françesku i ka kërkuar Phenianit që ta ftojë në Korenë e Veriut, duke thënë në një intervistë televizive të premten se ai nuk do të refuzonte një shans për të vizituar dhe punuar për paqen.

Një vizitë e mundshme e Papës në vendin e izoluar e të armatosur bërthamor është përmendur në vitin 2018, kur ish-presidenti i Seulit, Moon Jae-in, nisi një raund diplomacie me liderin e Phenianit, Kim Jong Un, shkruan Times Malta.

Moon, i cili është katolik, deklaroi gjatë një samiti se Kim i kishte thënë atij që Papa do të pritej “me entuziazëm”.

Papa Françesku u përgjigj në atë kohë se do të ishte i gatshëm të shkonte nëse merrte një ftesë zyrtare.

Por Pheniani ka ndërprerë kontaktet me Seulin si pasojë e dështimit të samitit të dytë në mes të Kimit dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump më 2019.

Lini një Përgjigje