
Ushtria ruse po përballet me sulme të vazhdueshme në Krime. Zyrtarët perëndimorë kanë deklaruar se sulmet ukrainase kanë një ndikim të madh psikologjik në trupat ruse. Kjo vjen pasi sulmet e Ukrainës shkatërruan të paktën tetë avionë luftarakë rusë në fillim të këtij muaji.
Shumë ekspertë ushtarakë kanë argumentuar gjatë gjithë konfliktit se forcat e Moskës nuk kanë arritur atë që prisnin në Ukrainë. Gjenerali Sir Richard Sheriff kohët e fundit pohoi se kjo nuk mund ta ndalojë presidentin rus Vladimir Putin të synojë vende të tjera në Evropën Lindore.
Ai ka deklaruar se vizioni afatgjatë i liderit rus, do të përfshijë në luftë edhe të tjera shtete. “Duke u përpjekur të mendoj si ai, ka sens që trupat ruse të sulmojnë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin.
Vizioni i tij afatgjatë është të rivendosë një perandori ruse, dhe kjo do të thotë jo vetëm heqja e Ukrainës nga harta në mënyrë efektive, por edhe përfshirja e katër republikave të tjera sovjetike. Moldavia në mënyrë specifike, por edhe Gjeorgjia”, ka shpjeguar ai.
Shirref u pyet më pas nëse Rusia mund ta merrte Moldavinë më kollaj, krahasuar me realitetin me të cilin iu desh të përballeshin në Ukrainë.
“Nëse je Putini nuk të duhet shumë për të pushtuar Moldavinë. Kjo pasi ky shtet është i vogël dhe për ta marrë në zotërim, duhet një numër shumë më i vogël trupash dhe mjetesh.
Megjithatë duke pasur parasysh situatën në të cilët ndodhet lideri rus, edhe Moldavia mund të jetë jashtë mundësive të tij reale.
Trupat ruse nuk ka bërë praktikisht asnjë përparim në dy muajt e fundit, ndërsa ukrainasit po u kundërvihen me mjaft sukses, linjat e tij të furnizimit dhe fuqia ushtarake, referuar ushtarëve, është goditur bindshëm”, tha ai.
Ndërsa Moldavia prej vitesh jeton me kërcënimin e një sulmi rus, një “kafshatë” më e vogël mund të jetë synimi i Putinit për të “çmim ngushëllues”.
Kjo ide me kujton pyetjen e prinderve ose miqeve kur kemi qene te vegjel .... c'do behesh kur te ritesh ??? Dhe pergjigjia -deshire eshte .....doktor , pa filluar akoma shkollen fillore , gjimnazin , universitetit dhe ate te pregatitjes speciale ......Deshirat e presidentit Putin mos i ngaterone se me cfare eshte i afte ....sot nuk thua dot : dua te pushtoj gjithe Europen.....shkalle shkalle , ti mer nje here Ukrainen qe me sa duket ska per ta mare kurre , pastaj shiko per lakmine tjeter .... Ka sot ne Rusi e gjithandej populiste zabrahane dhe te financuar nga Putin qe hedhin ide te tilla......Ruset skane per te mare Ukrainen kurre ....dhe kete sduhet ta harojne ....andej nga anet e mia thone : Tafmoja e modhe , te lo pa gjo ....
franci ka të drjetë "Ai ka deklaruar se vizioni afatgjatë i liderit rus, do të përfshijë në luftë edhe të tjera shtete. “Duke u përpjekur të mendoj si ai, ka sens që trupat ruse të sulmojnë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Kazakistanin.",mund të shktojmë se ka qef të pushtojë australinë dhe amerikën e jugut,pastaj dhe ishujt fixhi e seishell!! por mund të themi me plotë gojën se ai e ka kuptuar që i ka hyrë një rruge pa krye!!pra ai nuk di si ta frenojë makinën që ecën me 200 km/h në një rrugë pa krye që përfundon në një mur betoni!! në rastin tonë kjo rrugë pa krye është një tunel,pa dalje!! ai ka mundësinë të vendosë,si vendosi për të sulmuar!!gjithçka e ka bërë shumë mënçurisht!! pra një "operacion shpastrimi",i cili mund të ndërpritet "pasi të jenë arritur rezultatet"!! dhe"rrezultatet arrihen" kur ja do bytha atij!! pra nesër ai mund të thotë u arritën rezulatet dhe ne po tërhiqemin në gazermat tona!minoriteti rus nuk ka më rrezik ngaqë "ne i eleminuam të gjithë nazistët ukrainas"!! por pas agresionit që ai ndërmori ndaj ukrainës kemi një ndryhsim të madh!! nëse perëndimi vendosi të mos ndërhyjë në çeçeni,falë dhe gomarllëqeve islamiste të çeçenëve,nëse nuk u përzje në gjeorgji dhe moldavi,duke e quajtur "zonë influence ruse",nëse u përzje pak në aneksimin e krimesë dhe me nxitjen e rrevoltave në dombas arriti të bënte një farë marrveshje në dëm të ukrainës,tashti e pa se nuk mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë!! oreksi i të çmëndurit u rrit deri në atë masë që jo vetëm nuk përfillte askënd,por jepte dhe urdhëra se si duhej të vepronte perëndimi!!dikush thotë se çmënduria e tij më e madhe ishte "agresioni kundër ukrainës"!për mendimin tim bën gabim!!çmënduria më e madhe ishte kërkesa që ju bë NATOs për të nxjerrë jashtë saj vëndet e pranuara pas rënjes së BRSS!pra në 30 vitet e fundit!!letra që ju dërgoi vëndeve që deri dje ishin pjesë e TW dhe hegjemonisë ruse,përfshi ish jugosllavi e shqipëri,ishte kulmi i çmëndurisë! falë kësaj çmëndurie ai bëri që perëndimi të ZGJOHEJ,nga ëndërra dhe ta kuptonte se "miu po e shqyente"(gomari "shpresoj të jem në ëndërr",kur po e shqyente ujku)! sot edhe nëse putana vendos të proklamojë përfundimin e "operacionit special" me arritjen e objektivave,nuk ka mundësi të qëndrojë atje ku ishte në 23 shkurt!ai është i detyruar të këthehet në pozicionet që kishte në 19 shkurt 2014!pra jashtë krimesë!! dhe nuk mjafton me kaq!! ai duhet të paguaj dëmshpërblimet për atë që i ka shkaktuar ukrainës në këto 8.5 vjet! do të detyrohet të largohet nga sevastopoli,nga transistria,dhe nga gjeorgjia!! prandaj mendonj se Sir Richard Sheriff,ja ka futur pak si kot!! ndoshta mendon vetëm si një ushtarak koqe që planifikon atë që do të bëjë dhe jo atë që mund të ndodhë nëse bën gomarllëqe në planifikim!! putana në tërë planifikimin e tij bëri një llogari të thjeshtë: një diktator që vendos në një sekondë përball një grupi shtetesh demokratike që dhe për të vendosur brënda tyre janë të përçara!mendimi se një përplasje me një shtet kyç për një pjesë të furrnizimeve me lëndë të para,do të sillte shumë vështirësi ekonomike,do ti bënte këta shtete që të pranonin kushtet e diktaorit!? por u gabua!! është e vërtetë që një ferrari ka një start të jashtëzakonshëm,por nuk ka asnjë shans kundër një lokomotive!!e sidomos kur janë në të njëjtin binar përballë njëri tjetrit!! lokomotiva do kohë që të fillojëlëvizjen,por pasi ka filluar!? asqë e kupton nëse është përplasur me ferrarin!! në momentin e përplasjes,kujton se nuk kanë qënë montuar mirë shinat dhe pastron xhamat me fshirse!!