
Pas gazit, Putin duket se e ka shënjestruar Europën për një krizë të dytë, efektet e të cilës ama, nuk do të mbeteshin vetëm brenda kufijve europian.
Pas disa muajsh, Putini më në fund pranoi se sanksionet perëndimore ishin arsyeja kryesore që Rusia ndërpreu furnizimin me gaz drejt Europës.
Moska e ka bërë gjithashtu të qartë se derisa të hiqen sanksionet ekonomike kundër saj, embargoja e gazit natyror ndaj Evropës do të mbetet në fuqi.
Mungesa e gazit rus ka kontribuar në krizën më të rëndë energjetike të Evropës në kohët moderne.
Blloku ka nisur racionimin e energjisë për të kursyer gazin për muajt e ardhshëm të dimrit – një dimër që Putin ka kërcënuar se do të jetë ‘torturues dhe plot ngrica për europianët’.
Në një fjalim gjatë një forumi ekonomik në rajonin e largët lindor të Rusisë javën e shkuar, Presidenti Putin tha se Rusia nuk do ta humbiste luftën e saj në Ukrainë dhe se ajo vetëm sa e kishte forcuar edhe më tej sovranitetin e saj.
Por kjo nuk ishte pika kryesore e fjalimit të tij.
Kriza e 2-të
Gjatë fjalës së tij, Putin kërcënoi se do të kufizonte eksportet e grurit nga portet e Ukrainës në vendet evropiane pavarësisht marrëveshjes së grurit që dukej se ishte shpresa e vetme që lejoi botën të mos zhytej në një krizë të zymtë ushqimore.
Kjo marrëveshje midis Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe OKB-së për të rifilluar eksportet e ushqimit nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, ndihmoi disi në lehtësimin e tregjeve. Çmimet e grurit ranë me 14.5% midis qershorit dhe korrikut.
Por, Putini akuzoi Perëndimin se kishte përfituar nga kjo marrëveshje në kurriz të vendeve të varfra dhe mbi të gjitha, ai kërcënoi tërheqjen prej saj.
Duke e quajtur atë një ‘mashtrim’ Putin shtoi se, “Marrëveshja që po shohim është një tjetër mashtrim flagrant. Marrëveshja po përdoret për të furnizuar me grurë, pleh kimik dhe ushqime të tjera shtetet e BE-së dhe Turqisë, në vend të vendeve të varfra që kanë më shumë nevojë dhe duhet të ishin prioriteti, sipas marrëveshjes që firmosëm”.
Marrëveshja e grurit ishte e vetmja gjë që në fakt e ndihmoi ekonominë dhe nuk përfundoi duke shkaktuar një krizë të plotë ushqimore.
Tani, kërcënimi i Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja mund të rrezikojë stabilitetin e fituar me vështirësi dhe gjithashtu të përshkallëzojë çmimet e ushqimeve – veçanërisht në Evropë.
Vendet evropiane të varura nga gazi janë ato që vuajnë më shumë nga kriza energjetike. Megjithatë, vendet që do të vuajnë më shumë nga një krizë ushqimore janë vendet e varfra dhe të botës në zhvillim, veçanërisht ato në Afrikë dhe Azinë e Largët.
‘Refugjatët e urisë’
Ajo që ekspertët shqetësohen se do të ndodhë, është se kriza ushqimore jo vetëm që do të shkaktojë një zi buke në këto rajone, por se ajo do të mund të shndërrohet gjithashtu në një valë të re ‘refugjatesh urie’ dhe zhvendosjesh, gjë që do të rezultonte jo vetëm në një krizë të dytë – atë ushqimore, por edhe në një krizë të tretë të migrimeve masive.
6 muaj luftime midis Rusisë dhe Ukrainës – dy qendra të fuqishme bujqësore – e kanë zhytur sistemin global të ushqimit në një katastrofë të plotë, duke lënë miliona njerëz të pashpresë dhe në prag të urisë.
Lufta gjithashtu po përkeqëson një krizë tashmë të nxitur nga ndryshimet klimaterike, rritja e kostove të jetesës dhe një rritje e çmimit të plehut kimik që po krijon krizën më akute globale të ushqimit në dekada.
36 shtete mbështeten nga Ukraina dhe Rusia për më shumë se gjysmën e importeve të tyre të grurit.
Sipas OKB-së, një rekord prej 49 milionë njerëzish në 46 vende mund të bien në uri ose në “kushte të ngjashme me urinë” si pasojë e kësaj krize ushqimore.
Vendet më të prekura janë Etiopia, Nigeria, Sudani i Jugut, Afganistani, Somalia dhe Jemeni, ku ka 750,000 njerëz që përballen me urinë dhe vdekjen çdo vit, nga të cilët 400,000 janë vetëm në rajonin Tigrai të Etiopisë, ku ka një luftë civile të vazhdueshme.
Kjo krizë ushqimore në çdo moment mund të çojë në një krizë tjetër refugjatësh.
Është e vështirë në këtë pikë, të përfytyrosh shkallën me të cilën bota do të jetë në gjendje të përballet madje edhe ta kapërcejë krizën aktuale – dhe është po aq e vështirë të përfytyrosh një të ardhme pozitive në muajt e ardhshëm.
Ajo që dimë, është se varësia e shteteve nga njëra-tjetra po bëhet gjithnjë e më e qartë nga dita në ditë, dhe se i ashtuquajturi ‘dominim botëror’ që disa prej tyre kanë pretenduar prej vitesh, po duket gjithnjë e më pak i arsyeshëm.
Putankes po i mblidhet laku ne fyt dhei ben presion Europes Europa duhet te vazhdoje sanksionet dhe te ndihmoje Ukrainen me armatim derite ulin ne gjunje kete klloun dhe ruset vete ta qerojne kete plere te quajtur Putin
Për faktin se nga eksportet e grurit nga portet e Ukrainës mbi 85% e kanë marë vendet Ebropiane dhe Turqia që po krijojnë rezerva ndoësa vetën 15 % vendet afrikane që rrezikohen nga uria Putini ka të drejtë. U akuzua Rusia se po rrezikon nga uria vendet më të varfra por dhe edhe pse lejoi që gruri të eksportohet, ata që patën më shumë nevojë morën pjesën me të vogël ose asgjë. Kjo tregon se Perëndimi ka me shumë pallavra e bën më shumë propogandë për "dhimsurinë" që ka për me të varfrit e botës. Kjo krizë është stisur nga SHBA prej vitesh me epiqendër Ukrainën me një qëllim të vetëm shkatërrimin e Rusisë dhe të Kinës në një fazë të dytë. Mjaft të lexosh deklaratat e administratës Anerikane ku Rusia përbën një rrezik eminent për interesat amerikane ndërsa Kina ështe fuqia e dytë më e rrezikshme për ta që të bindesh se gjithë ç'po ndodh është një aksion i paramenduar i SHBA-së për të dobësuar pozitat e dy armiqve të saj. Kundër Rusisë konspiracioni ka filluar prej kohësh dhe shpërtheu në "Rrevolucionin Demokratik" ne Maidan ku u rrëzua me dhunë Presidenti i zgjedhur Janukoviç vetëm se ishte pro rus gjë që më vonëu kthye në një revoltë në zonat rusofone ndaj rregjmit neofashist në Kiev. Kurse konspiracioni ndaj Kinës ka filluar me mbitaksimin e eksporteve Kineze drejt SHBA-së dhe me vendimin e administratës Tramp për ndalimin e 5G dhe kompanisë së tretë më të madhe në botë Huawei. U pasuan këto masa me vizitat e spikeres së Kongresit amerikan dhe disa kongresmenëve në Taivan gjë që ngriti tensionet me Kinës dhe SHBA në nivele të papara. SHBA po përdor parrullat e saj për "Demokraci" dhe "Liritë njerëzore" duke i hedhur benzinë zjarrit të konflikteve e duke bërë si gjithmonë xhandarin botëror.