Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rritur masat e sigurisë në dy aktivitete pas vrasjes së aleatit të tij, Charlie Kirk, raporton Sky News.
Presidenti amerikan mori pjesë në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Pentagon dhe më pas në një ndeshje bejsbolli në New York.
Ceremonia e parë u zhvendos brenda si masë paraprake, ndërsa më pas u vendosën masa shtesë sigurie gjatë ndeshjes, me autoritetet që instaluan xhama mbrojtës për presidentin në tribunën e sipërme ku ai qëndroi, si dhe me snajperë të pranishëm.
Trump i mbijetoi një tentative atentati në Pensilvani gjatë fushatës presidenciale vitin e kaluar, ndërsa Kirk u vra të mërkurën gjatë një paraqitjeje publike në Universitetin e Luginës së Jutës.
Si Nuk ka nevoje per Masa mbrojtese por per doctor sa me shpejt
Biondi eshte king! Rrofte e qofte