Pele i bën thirrje Putin-it: Nuk ka ideologji që justifikon varrosjen e ëndrrave të fëmijëve

2 Qershor 2022, 12:16Bota TEMA

Pele i bën thirrje Putin-it: Nuk ka ideologji që justifikon varrosjen

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, i bëri një lutje publike të mërkurën presidentit rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund pushtimit të tij “të lig” dhe “të pajustifikueshëm” të Ukrainës, disa minuta para se ekipi kombëtar i ukrainas të luante ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës.

“Sot, Ukraina përpiqet të harrojë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ende e ka përfshirë vendin e tyre”, shkroi Pele në Instagram.

“Të konkurrosh për një vend në Kupën e Botës është tashmë një detyrë e vështirë. Pothuajse e pamundur tani me kaq shumë jetë në rrezik”.

“Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këtë dhunë të vazhdueshme”.

“Ky konflikt është i lig, i pajustifikueshëm dhe nuk sjell asgjë përveç dhimbjes, frikës, terrorit dhe ankthit. Nuk ka pse të zgjasë më gjatë’.

“Luftërat ekzistojnë vetëm për kombe të ndara dhe nuk ka asnjë ideologji që justifikon raketat me predha që varrosin ëndrrat e fëmijëve, shkatërrojnë familjet dhe vrasin të pafajshmit”, vijoi braziliani.

Pele dhe Putin u takuan për herë të fundit në Moskë në vitin 2017 gjatë Kupës së Konfederatave. Një kampionat i mbajtur para Kupës së Botës. Lideri rus e ka cilësuar Pele-n si një nga lojtarët e tij të preferuar.

“Kur u takuam në të kaluarën dhe shkëmbyem buzëqeshje të shoqëruar me një shtrëngim duarsh të gjatë, nuk e mendoja kurrë se një ditë do të ishim aq të ndarë sa jemi sot”, shtoi Pele, i cili shërbeu si ministri i parë i sportit i Brazilit në vitet 1990.

Ndërkohë, Ukraina fitoi 3-1 përballë Skocisë në ndeshjen e parë të play-off. Tashmë ata janë vetëm 90 minuta larg Kupës së Botës. Kësaj radhe përballë do të kenë Uellsin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, falënderoi ekipin për “dy orë lumturi, diçka me të cilën jemi bërë të pamësuar”.

4 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Zonat e çliruara me gjakun e pastër të ushtarve rusë, do kenë aneksim një nga një deri në shpartallimin nazist në këtë shtet.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      të qifsha robt!!

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        o edson arante,ose i madhi pele nuk ka ideollogji në këtë mes!! ka vetëm sëmundje psiqike të një nejriu dhe infektim të një populli të tërë!! sociopatia është një sëmundje e tmerrshme për të tjerët! shkatërron shtete!! njëlloj si ai sociopati tënd bolsonaro!! hiqeni atë qën qafe se do ju marrë në qafë dhe juve si ky rusët e ukrainasit!!

        Përgjigjjuni
        1. i
          illyrian

          Gjaku i pastër rusë si ai i gjermanëve arianë në ww2???

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje