
Departamenti i Shtetit i SHBA-së kritikoi Turqinë për ashpërsimin e qëndrimit të saj ndaj Greqisë dhe veçanërisht për komentet se Ankaraja po sfidon sovranitetin e ishujve lindorë të vendit në Egje.
“Sovraniteti i Greqisë mbi këta ishuj nuk është në pikëpyetje”, thuhet në një deklaratë.
“Ne u bëjmë thirrje aleatëve tanë që të shmangin retorikën që mund të rrisë më tej tensionet”, vijon dekklarata, duke shtuar se Greqia dhe Turqia janë “partnerë të fortë dhe aleatë kryesorë të NATO-s për SHBA-në”.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen dhe mbrohen”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Po kujt i thua , diktatorit teokrat mustaqe mut ?