Joe Biden: Ajo që Amerika do të bëjë dhe nuk do të bëjë në Ukrainë

1 Qershor 2022, 22:46Bota TEMA

Joe Biden: Ajo që Amerika do të bëjë dhe nuk do të

Pushtimi, që Vladimir Putin mendoi se do të zgjaste vetëm disa ditë, tashmë është futur në muajin e katërt. Populli ukrainas habiti Rusinë dhe frymëzoi mbarë botën me sakrificat, guximin dhe suksesin e tij në fushën e betejës. Bota e lirë dhe shumë kombe të tjera, të udhëhequra nga SHBA, dhanë një mbështetje të fortë ushtarake, humanitare dhe financiare për Ukrainën.

Ndërkohë që kjo luftë vazhdon, unë dua të jem i qartë për sa i përket qëllimeve të SHBA-së në këto përpjekje që po bëhen.

Qëllimi i Amerikës është shumë i thjeshtë: Ne duam të shohim një Ukrainë demokratike, të pavarur, sovrane dhe të begatë me mjetet e duhura për të luftuar e për t’u mbrojtur ndaj çdo agresioni të mëtejshëm.

Siç ka thënë edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, kjo luftë “do të marrë fund vetëm nëpërmjet diplomacisë”. Çdo negociatë pasqyron faktet në terren. Ne kemi reaguar shpejt për t’i dërguar Ukrainës një sasi të madhe armësh dhe municionesh në mënyrë që të ketë mundësi të luftojë në fushëbetejë dhe që në tryezën e negociatave të jetë në pozitat më të forta të mundshme.

Kjo është dhe arsyeja pse ne do t’i ofrojmë ukrainasve sisteme më të avancuara raketash dhe municionesh, që do t’u japin mundësi atyre t’i godasin objektivat e tyre me një saktësi më të lartë.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me aleatët dhe partnerët tanë mbi sanksionet ndaj Rusisë, të cilat janë ndër sanksionet më të ashpra që janë vendosur ndonjëherë ndaj një ekonomie të madhe. Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armë të avancuara, përfshi këtu predhat kundër-tank “Javelin”. Predha kundërajrore më të forta, artileri të fuqishme dhe sisteme raketore me precizion të lartë, mjete ajrore pa pilot, helikopterë Mi-17 dhe municione. Ne po ashtu do të dërgojmë miliarda dollarë shtesë si ndihmë financiare, në varësi të asaj që autorizon Kongresi. Ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të adresuar krizën globale ushqimore, që po përkeqësohet nga agresioni rus. Dhe do t’i ndihmojmë aleatët evropianë dhe aleatët e tjerë që të ulin varësinë e tyre ndaj hidrokarbureve ruse e po ashtu të përshpejtojmë procesin e kalimit në energji të pastër.

Ne do të vazhdojmë të përforcojmë anën lindore të NATO-s me forca dhe pajisje nga SHBA dhe aleatët e tjerë. Kohët e fundit, unë mirëprita kërkesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë pjesë e NATO-s, një lëvizje që do ta përforcojë sigurinë e përgjithshme të SHBA-së dhe sigurinë trans-Atlantike duke shtuar dy shtete partnere demokratike me kapacitete ushtarake domethënëse.

Ne nuk duam një luftë mes NATO-s dhe Rusisë. Pavarësisht faktit se unë nuk bie dakord me z. Putin dhe veprimet e tij i konsideroj si skandaloze, për sa kohë që SHBA dhe aleatët e saj nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë konflikt duke dërguar trupa amerikane në Ukrainë apo duke sulmuar forcat ruse. Ne as nuk po e inkurajojmë, as po i mundësojmë Ukrainës të sulmojë përtej kufijve të saj. Ne nuk duam ta zgjatim luftën thjesht për t’i shkaktuar dëme Rusisë.

 Parimi im përgjatë kësaj krize ka qenë “Asgjë në lidhje me Ukrainën pa Ukrainën”. Unë nuk e nxis qeverinë ukrainase, as në mënyrë private dhe as publikisht, që të bëjë lëshime territoriale. Do të ishte e gabuar dhe do të binte ndesh me parime të konsoliduara tashmë.

Bisedimet e Ukrainës me Rusinë nuk kanë ngecur për shkak se Ukraina i ka kthyer kurrizin diplomacisë. Ato kanë ngecur sepse Rusia vazhdon luftën për të marrë nën kontroll sa më shumë pjesë të Ukrainës të jetë e mundur. SHBA do të vazhdojë të fuqizojë Ukrainën dhe të mbështesë përpjekjet e saj për t’i dhënë fund këtij konflikti me anë të negociatave.

Sulmet e paprovokuara, bombardimi i materniteteve dhe qendrave kulturore dhe shpërngulja me forcë e miliona personave e bëjnë luftën në Ukrainë një çështje morale mjaft thelbësore. Unë jam takuar me refugjatë ukrainas në Poloni. Me gra dhe fëmijë, të cilët nuk e dinin se si do të ishte jeta e tyre dhe nëse të afërmit e tyre, të cilët qëndruan në Ukrainë, do të ishin shëndosh e mirë. Të gjithë ata njerëz që kanë moral dhe ndërgjegje preken nga këto tmerre.

Mbështetja e Ukrainës në këtë moment nevoje nuk është vetëm gjëja e duhur që duhet bërë. Është në interesin tonë kombëtar që të kemi paqe dhe stabilitet në Evropë dhe të bëjmë të qartë faktin se fuqi nuk nënkupton drejtësi. Nëse Rusia nuk paguan një çmim të lartë për veprimet e saj, ajo do t’i dërgojë një mesazh agresorëve të tjerë të ardhshëm që mund të pushtojnë territore e të nënshtrojnë vende të tjera. Ajo do të rrezikojë të tjera vende demokratike dhe kjo mund të shënojë fundin e një rendi ndërkombëtar që bazohet te sundimi i ligjit dhe t’i hapë derën agresionit diku tjetër, me pasoja katastrofike në të gjithë botën.

Unë e di që janë të shumtë njerëzit nëpër botë që janë të shqetësuar për përdorimin e armëve bërthamore. Aktualisht ne nuk kemi konstatuar asnjë sinjal që Rusia ka si qëllim përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, pavarësisht se vetë fakti që Rusia i përmend armët bërthamore si mjet për kërcënim është në vetvete e rrezikshme dhe mjaft e papërgjegjshme. Dua të jem i qartë: Çdo përdorim i armëve bërthamore në këtë konflikt do të ishte krejtësisht i papranueshëm për ne dhe për pjesën tjetër të botës dhe do të kishte pasoja mjaft të rënda.

Amerikanët do të vazhdojnë të mbështesin popullin ukrainas sepse ne e kuptojmë që liria e ka një çmim. Këtë gjë kemi bërë sa herë që armiqtë e lirisë kërkojnë të trembin dhe të shtypin popujt e pafajshëm dhe është pikërisht ajo që po bëjmë tani. Vladimir Putin nuk e priste kurrë këtë bashkim dhe reagim të fortë. Ai gabohej. Nëse ai pret që ne të tërhiqemi apo të përçahemi në muajt në vijim, ai sërish gabohet.

https://www.nytimes.com/2022/05/31/opinion/biden-ukraine-strategy.html?referringSource=articleShare&fbclid=IwAR3crVZi2ZTpuUahsmatMakAMl39IkbJ-J3zPqKbiAj4HAa9S2zEK3aJZLg

3 Komente

  1. O
    Oh sa kom qesh

    Presidenti me alzheimer Biden e tha vete, Rusia nuk po lufton me popullin "trim" te Ukraines por me Nato-n e udhehequr nga Amerika dhe me gjere. Kerkojne nje Ukraine "demokratike" si ajo me grusht shteti nga sheshi Mejdan dhe "revolucioni portokolli" qe permbysen qeveritee e dala nga votya e lire. Biden eksportoj "demokraci" edhe ne Afganistan, se shpejti e tille do te jete Somalia etj etj etj....

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      mos e merr personale o shkërdhatë!! nuk është bajden me alchaimer,por ka një arsye tjetër pse ti ke mbet pa bukë!! nona jote o plak,o idiot!! i ka dalë yndyra fare na përdorimi e keq përdorimi!! me një fjalë nuk vlen më si kurvë,prandaj nuk shkon më baideni ta kjijë!! prandaj mos qesh shumë se të shpëton çiçi pastaj lagesh më shumë se jot ëmë në rini!!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ari

      Si gjithmone, Demokracia do triumfoje, por me kosto. Si duket, vendet totalitare dashkan nje Leksion Demokracie here pas here: ato sulmojne dhe humbin. Pas kesaj terhiqen dhe rikthehen pas disa dekadash. Keshtu ka ndodhur...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje