Blinken: Kemi marrë garanci nga Ukraina se nuk do të përdorë raketat tona kundër Rusisë

1 Qershor 2022, 17:48Bota TEMA

Blinken: Kemi marrë garanci nga Ukraina se nuk do të përdorë

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se Ukraina ka dhënë “garanci” se nuk do të përdorë sisteme armësh me rreze të gjatë veprimit të cilat i janë dërguar nga SHBA, kundër objektivave në territorin rus.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Blinken u shpreh se paketa e re e armëve që shkon në Ukrainë është “pikërisht ajo që u nevojitet” dhe do të forcojë Ukrainën në çdo negociatë në të ardhmen.


Blinken vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk mund të parashikojnë se sa do të vazhdojë konflikti por do të sigurohet që Ukraina të jetë e pajisur me atë që i nevojitet për të mbrojtur veten në mënyrë efektive.

“Ne nuk mund të parashikojmë se si do të ndodhë kjo. Ne mund të vlerësojmë se po shohim që konflikti vazhdon prej muajsh”, u shpreh Blinken.

1 Komente

  1. M
    Mato Gruda

    Joooo mo, ashtu them dhe une. I moren kot, per t'i mbajtur ne dollap...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje