
“Shtetet e Bashkuara po i hedhin benzinë zjarrit”. Ishte ky reagimi i Rusisë për njoftimin e presidentit amerikan, Joe Biden se Pentagoni do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore më të avancuara për të goditur shënjestra strategjike.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shtoi se vendime të tilla nuk ndihmojnë në rizgjimin e dëshirës së lidershipit të Kievit për të rinisur bisedimet për paqe. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, por tha se duhet finalizuar ndonjë dokument përpara se tryeza të organizohet.
“Shtetet e Bashkuara po i hedhin benzinë zjarrit”. Ishte ky reagimi i Rusisë për njoftimin e presidentit amerikan, Joe Biden, se Pentagoni do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore më të avancuara për të goditur shënjestra strategjike.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shtoi se vendime të tilla nuk ndihmojnë në rizgjimin e dëshirës së lidershipit të Kievit për të rinisur bisedimet për paqe. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, por tha se duhet finalizuar ndonjë dokument përpara se tryeza të organizohet.
Lini një Përgjigje