Turqia do të ndryshojë emrin, bën kërkesën zyrtare

1 Qershor 2022, 16:25Bota TEMA

Turqia do të ndryshojë emrin, bën kërkesën zyrtare

Turqia ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për të ndryshuar emrin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.


Njoftimi ka ardhur nga ministri i jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu. “Procesi i nisur nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdogan për të rritur vlerën e vendit tonë ka ardhur drejt fundit. Me letrën e dërguar sekretarit të përgjithshëm, ne po regjistrojmë emrin e vendit tonë në gjuhët e huaja në OKB si “Türkiye”, thuhet në njoftimin e Çavuşoğlu.

Qeveria e Ankarasë ka nisur një fushatë reklamimi për emrin e ri, e cila ka përfshirë 30 milionë njerëz. Edhe produktet që prodhohen në këtë shtet do të kenë mbishkrimin me emrin e ri. Procesi për ndryshimin e emërtimit jashtë Turqisë nisi vitin e kaluar, me presidentin Erdogan që tha se kjo bëhet për të “përfaqësuar dhe shprehur kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”.

4 Komente

  1. A
    Alidems

    Prap kadaifa ngelen ????

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turqija nuke eshte kombe jane jeve Azije dhe kaqe

      Keta nuke jane kombe jane një lloje si Macedonia. Turqija eshte krijuare me disa rraca. Por shumica e tyre jane jeve azije Mongole

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turguti

        Me mire ta kishin quajtur "Revanije" se ashtu i perfaqeson vlerat e kombit me mire.

        Përgjigjjuni
        1. G
          GANI HASAJ

          GJITHCKA QE TURQIT KERKOJN PER IDENTITETIN VLERAT ZHVILLIMIN I PERMBLELL FJALA ME E BUKUR QE E DUAM TE GJITH FJALA PAQE ,,,LE TA QUAJM KETE SHTET, PAQE..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje