FOTOT: Ukrainasit vrasin snajperistin më të mirë rus

1 Qershor 2022, 17:38Bota TEMA

FOTOT: Ukrainasit vrasin snajperistin më të mirë rus

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë vrarë snajperistin më të mirë rus, Alexander Kislinsky, gjatë një përleshjeje në Donetsk. Lajmi është bërë i ditur përmes disa kanaleve ruse në Telegram.


Kislinsky, një snajper nga Brigada e 22-të Spetsnaz, e vendosur në Ukrainë, dhe e përshkruar si më e mira e trupave ruse, është varrosur në Rusi, pasi Kremlini riatdhesoi trupin. Rusia e quan snajperin veteran të vrarë në Ukrainë si një “hero” dhe një “luftëtar që meriton kujtim të përjetshëm”.


Fotot e fundit të postuara të Alexander Kislinsky në front tregojnë snajperin pranë tankeve ruse të shenjuar me “Z”. Gjithashtu, në një nga videot e fundit ku shihet luftëtari, ai mban një fjalim në favor të luftës dhe kundër komandove “naziste” që, sipas Rusisë, po luftojnë në mbrojtje të Ukrainës: “Me teknologjinë tonë moderne do të përfundojmë çdo punë. Shikojini ata se si ecin me krenari, të veshur me uniformat e tyre naziste. Ata mendojnë se ne nuk i shohim, por ne do t’i kapim”.

 

4 Komente

  1. M
    Mali

    SQE VEC MISH PER TOP GJAKPIRES I NDYRE VAJTE NE TE SEMES HA BALTE ME MIRE

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tolja

      Ka te drejte!... Ja me ne fund i kapi (ne te s'emes.)

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jorgo

        jua kapi dmth

        Përgjigjjuni
        1. I
          I urti

          Kapi fyren e nenes se vete. Lufta e padrejte nuke fitohet. Eshte provuar nga historia. Mallakastra.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje