Droni iranian që goditi një bazë të ushtrisë britanike në Qipro, shënjestroi në fakt hangarin e saj të përdorur nga avionë amerikane mbikëqyrjeje me kodin “Top Secret”, shkruan The Sun.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, deklaroi se dëmet e shkaktuara nga sulmi ndaj bazës në Akrotiri ishin “minimale”. Por një fotografi e siguruar nga The Sun tregon shkatërrimin e një pjese të hangarit që strehonte avionët amerikanë U-2.
Mediat e njohur thekson se një flotë avionësh U-2 “Dragon Ladies” është stacionuar në bazën e Akrotirit si pjesë e një misioni spiunazhi që zgjat prej dekadash, i koduar me emrin Olive Harvest. Avionët U-2 mund të grumbullojnë të dhëna inteligjence elektronike, realizojnë fotografi të detajuara të një cilësie të lartë dhe kontrollojnë atmosferën për rrezatime nga testet bërthamore.
Baza e RAF në Akrotiri strehon mbi 800 persona të forcave ushtarake dhe mijëra kontraktorë e të afërm të tyre. Ajo ka qenë objekt i kërcënimeve të vazhdueshme nga spiunët rusë dhe sulme të shumta kibernetike.
Presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides, e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij me faktin që droni nuk u arrit të neutralizohej, dhe deklaroi me forcë se vendi i tij nuk ka ndërmend të përfshihet në ndonjë operacion ushtarak. Mbretëria e Bashkuar ka dërguar anijen HMS Dragon, e cila pritet të mbërrijë në Qipro javën e ardhshme, së bashku me dy helikopterë Wildcat me kapacitete anti-dronë, teksa Franca dhe Greqia kanë shtuar mbështetjen ushtarake në ishull.
Late nam duke dhene lajme nga nje ishull me nje baze ushtarake qe me nje tomahawk do te fundoset plotesisht, sikur atje ndodhet zgjidhja e botes…budallalleqe…..po hidhen drone cdo dite ne vendet e gjirit dhe nuk permenden per nje ishull qe nuk ka gervishtur asnje plazh behet zhurme idiotike..