Pesë shtete të BE në listën e vendeve që “minojnë” demokracinë

31 Mars 2026, 11:45Bota TEMA
Pesë shtete të BE në listën e vendeve që

Qeveritë e pesë shteteve të Bashkimit Europian po dobësojnë në mënyrë të qëllimshme sundimin e ligjit, ndërsa standardet demokratike po përkeqësohen edhe në gjashtë vende të tjera, përfshirë demokracitë historikisht të forta. Kështu paralajmëron Unioni për Liritë Civile në Europë (Liberties) në raportin e tij për vitin 2026.

Sipas raportit, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Italia dhe Sllovakia janë qeveri që “shkatërrojnë” sundimin e ligjit, duke e dobësuar atë në fushat e drejtësisë, anti-korrupsionit, lirisë së medias dhe mekanizmave të shoqërisë civile.


Në Sllovaki, qeveria populiste dhe pro-Moskë e Robert Fico ka përkeqësuar standardet demokratike në të gjitha fushat. Situata është po aq shqetësuese në Bullgari, ndërsa Hungaria e Viktor Orbán vazhdon të ndjekë politika regresive, pavarësisht 16 viteve në pushtet.

Në të njëjtën kohë, vende si Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania dhe Suedia tregojnë një dobësim të pjesshëm të sundimit të ligjit, pa të qenit pjesë e një strategjie të qëllimshme politike. Republika Çeke, Estonia, Greqia, Irlanda, Lituania, Holanda, Romania dhe Spanja janë në gjendje “stagnuese”, ndërsa Polonia po përpiqet të rivendosë elemente kyçe të ligjit, por e pengojnë vetoja presidenciale. Vetëm Letonia vlerësohet si “punëtore e palodhur”, duke përmirësuar standardet e sundimit të ligjit.


Raporti kritikon edhe institucionet e BE-së, duke thënë se ato nuk kanë zbatuar në mënyrë të qëndrueshme të drejtat themelore dhe kanë përdorur legjislacionin e përshpejtuar për të anashkaluar kontrollet demokratike.

Liberties thekson se përkeqësimi më i madh është në kontrollin dhe balancën demokratike, ku organizatat joqeveritare dhe shoqëria civile kanë më pak mundësi të sfidojnë qeveritë. Sulmet ndaj gazetarëve u rritën në Bullgari, Kroaci, Itali, Holandë dhe veçanërisht në Sllovaki.

5 Komente

  1. I
    Igor

    Demokraci nuk ekziston por obligim shteteror si vendosin qeveritaret ashtu behet a te pelqen a jo ,Demokraci dote ishte kur populli te mbante Referendum dhe me shumice pajtimi kjo eshte Demokraci dhe jo si sot Brukseli e rjep popullin e Evropes per ta mbeshtet Ukrainen kurse popujt nuk ju intereson dhe ankohen dhe denohen kur dikush nuk bjen dakord me veprimet e tyre pra Demokraci nuk ekziston.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Kur ai i forti i bie me te dobtit si i behet?? Sot e ka radhet Ukraina, e neser kush mund ta kete radhen? Sikur te te bien ty si do besh po nuk te edhi he ndihme dikush? Prandaj perdor sado pak llogjiken e jo tu shpreh papagalleqe, se Putin shkaterroi ate qe me mund ishte krijuar pas luftes se dyte boterore, duke bere agresion ne Gjeorgji, dhe Europa heshti, rezultati? Gllaberoi Krimene, perseri Europa heshti, por kur ju shtua oreksi ne Ukraine, Europa e pa qarte se ishte shanci i fundit per te. Tani na doli edhe Trumpi qe po i jep nje shkelm ç'do aleance e ujdira qe e mbajten perendimin ne paqe e ne mirqenie per 80 vjet.

      Përgjigjjuni
      1. u
        u dhime duke qesh

        Igor Katunari, vendet me demokraci me te perparuar jane vendet Islamike!

        Përgjigjjuni
      2. B
        BE nuk ka shpetim dhe as sherim

        BE po vete-shkaterrohet, dhe per kete fajin e ka qeveria me e dobet ne histori qe drejton sot Gjermanine. Po te ishte Merkel ne pushtet sot nuk do kishte krize energjetike. Ajo nuk do lejonte BE te shkonte qorrazi drejt gremines. Nje BE, pa arsye jetike kunder Kines dhe Rusise, po shperbehet para syve te evropianeve.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ?!

          Ishin politikat migratore te Merkel qe e katandisen Europen ketu. Harrove milionat e refugjateve qe permbyten Europen dhe qe mbahen me asistence pa punuar asnje dite. BE nuk ka demokraci pasi drejtohet nga njerez te pa votuar.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje