Plani amerikan për Ukrainën po fillon të marrë formë dhe tani është radha e Kievit të shprehet. Në samitin e Parisit të javës së kaluar, Shtetet e Bashkuara paraqitën para evropianëve dhe ukrainasve idetë për një marrëveshje me Rusinë që do të mbyllte luftën dhe pritet që presidenca e Zelenskyt të përgjigjet brenda javës, para samitit të ri të parashikuar në Londër. Nëse amerikanët, ukrainasit dhe evropianët do të bien dakord për një qëndrim të përbashkët, atëherë projekti i marrëveshjes do t’i paraqitet Putinit.
Duke cituar funksionarë perëndimorë, Ëall Street Journal përshkruan disa nga pikat kryesore të dokumentit ende jo zyrtar: jo anëtarësimit të Ukrainës në NATO; njohja nga Shtetet e Bashkuara e aneksimit të Krimesë; krijimi i një zone neutrale përreth Zaporizhzhias, me amerikanët që do të merrnin kontrollin e centralit bërthamor. Për rajonet e tjera të pushtuara, projekti nuk flet për një njohje formale, por nuk përmend as tërheqjen e trupave ruse.
Sa i përket strukturës së forcave të armatosura ukrainase, dokumenti nuk vë asnjë kufizim ose kërkesë për reduktimin e kapaciteteve ushtarake, siç dëshirojnë rusët, dhe hap mundësinë për ndihma perëndimore dhe një mision evropian “sigurimi”, por pa garanci të qarta dhe të shkruara për mbështetje amerikane për këtë mision.
Për Kievin, disa nga këto pika janë të diskutueshme, të tjera të papranueshme, si mundësia e njohjes de jure të sovranitetit të Moskës mbi territorët e pushtuara. Ukraina mund të pranojë realitetin faktik dhe mbi këtë bazë të ndërtojë disa marrëveshje, por nuk do ta njohë kurrë qëndrimin ose ligjshmërinë e pushtimit, gjë që gjithashtu është e ndaluar nga Kushtetuta e Ukrainës.
Po ashtu, Kongresi i Shteteve të Bashkuara në vitin 2018 miratoi një ligj që kundërshtonte çdo pretendim rus mbi Krimenë. Sekretari i atëhershëm i Shtetit, Mike Pompeo, e quajti atë mundësi një kërcënim për “një parim ndërkombëtar thelbësor të përbashkët për shtetet demokratike: që asnjë shtet nuk mund të ndryshojë kufijtë e një tjetër me forcë”.
Situata në rajonet e tjera të pushtuara, të cilat Moska shpalli padrejtësisht pjesë të Federatës ruse në vitin 2022 – Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson – do të mbetet në fakt e ngrirë, pa njohje por edhe pa tërheqjen e trupave ruse. Dokumenti gjithashtu hap mundësinë për një mision ushtarak evropian dhe perëndimor dhe, edhe pse amerikanët nuk duken të gatshëm të angazhohen për garanci sigurie për ta mbështetur këtë, ky pikë kontraston me kërkesën e Moskës që Perëndimi të ndërpresë çdo mbështetje ushtarake për Kievin.
Përgjigjja e Kievit pritet të merret para samitit të Londrës në fundjavë. Ëall Street Journal shkruan se amerikanët nuk i konsiderojnë këto ide detyruese, nuk është “një ose/ose për Kievin: “Një funksionar i lartë i Departamentit të Shtetit e prezantoi të dielën idenë e paraqitur ndaj ukrainasve si mundësi për tu shqyrtuar, jo si një propozim për ta pranuar ose refuzuar. Funksionari tha se është ndarë një “listë mundësish” për diskutim dhe reagim”/LaRepubblica
Qe diten e pare e mbyll luften i tha Mustafahut idhulli i tije qe njehere e quan Zeus njehere biri i perendise. Po mesa duket se Zeusin nuk po e qi me as Rusia, as Ukraina, as Europa. Trushkulurit ruso dashes si puna e myslimonit t'mir Mustafah besonin se Putini do qinte per Zeusin e tyre dhe me ti dhene urdher Zeusi zhabe portokalli Putini do mbyllte luften e do kerkonte falje. Po ashtu edhe Europa qe Mustafahu me shoke kujtonte se do rruante karin per loqen e thare portokalli. Tani nga urdhra po japin sugjerime se e kane kuptuar qe nuk i qi kush.
Muci eshte gjenial ne analizat e tij per situaten gjeo-politike, eshte nje akses per te gjithe auditorin e gjere shqiptare, ne duhet te krenohemi me individe si Muc Xhepa, per djalin me zemer luani qe donte te hidhte ne ere uzinen 12.
Per fatin tone te mire te gjitha ato epitete qe ti i permend i madherishmi Trump i ka. Ju zoteri duhet te dini qe behet fjale per nje konflikt shume komplex, per nje konflikt ku jane te involvuar jashtezakonisht shtete te fuqishme po ashtu nderthuren shume interesa gjeopolitike. Trumpi mund te largohet nga bisedimet dhe Ukraina bie per dy jave por Trump perpiqet qe te mos shkaktoje nje carje ne kampin e perendimit dhe me insinuatat qe i ben Trumpi eshte nje fare presioni per pjesen tjeter te perendimit qe pranoni programin tim per perfundimin e luftes sepse une do ti nderpres bisedimet. Pastaj mos harro se ne anen tjeter te konfliktit eshte Rusia, nje superfuqi, nuk eshte Serbia qe e bombardon kur te duash. Eshte nje diplomaci e shkalles superiore qe po perdoret nga Trumpi por fatkeqesia eshte qe ju nuk jeni diplomate dhe nuk keni mundesi ta kuptoni te gjithe lojen diplomatike qe po luhet me Ukrainen
pordhët e trapit,çdo ditë me atë firmën e ti sa një novelë,nëpër TV amerikane,nuk i dëgjon kush!!hë për hë,përveç gomarllëkut e ndalimit të informacioneve për disa ditë,amerikanët kanë vazhduar të furnizojnë rregullisht ukrinën!bile dhe kapterri i parë në krye të ministrisë së mbrojtjes amerikane,ka dhënë urdhërin që të vazhdojnë si më parë furnizimet me armë për ukrainën!kjo është e rëndësishme!!dhe ky plan,palo,nuk ka për tu pranuar!!europa ndërkohë po mendon seriozisht për ta marrë vetë në dorë situatën!!
Dmth do i japin cdo gje putanes Putin. Sa i forte na doli ky Trapi me ngjyre portokalli. Amerika po behet qesharake. Me vjen keq per jetet e humbura ne Ukraine por pranimi i ketyre kushteve absurde do ishte kapitullim i botes me rregulla dhe ligje.
mo u mërzit Angjelin,ka dhe më keq!!përfytyro sikur ti mbushet mëndja këtij portokallisë dhe të japë urdhërin ta sulmojë ukrainën nga perëndimi??lëre mo e zgjasim se ndoshta ja sjellim në mëndje dhe e bën me të vërtetë!