Pokrovsk-u, “porta e Donetsk-ut”: Përplasja që po bllokon avancimin rus

10 Dhjetor 2025, 10:50Bota TEMA
Pokrovsk-u, “porta e Donetsk-ut”: Përplasja që po bllokon

Një vijë e gjatë prej 50 kilometrash ndan zonat e pushtuara nga Rusia nga qytetet kyçe të Donetsk-ut. Ajo shtrihet mes Kramatorsk-ut, Sloviansk-ut, Druzhkivka-s dhe Kostiantynivka-s, përgjatë autostradës H-20, dhe përbëhet nga fortifikime, transhe, tela me gjemba dhe pengesa të tjera ushtarake, një barrierë që ka ngadalësuar muaj me radhë avancimin rus.

Sipas ekspertëve, marrja e gjithë rajonit të Donetsk-ut pa një luftë të gjatë pas 45 muajsh konflikti do të ishte një fitore e madhe për Moskën, duke i dhënë akses në një “fortesë” ndërtuar nga Ukraina dhe një trampolinë për të avancuar drejt rajoneve të Kharkiv-it dhe Dnipropetrovsk-ut. Por sfida mbetet e madhe: Rusia duhet ende të pushtojë rreth 7 mijë km², një të tretën e rajonit, ku jetojnë rreth 250 mijë njerëz.

Për shembull, beteja për Bakhmut-in ka zgjatur gati një vit, duke shkaktuar humbje të mëdha njerëzore mes forcave ruse dhe mercenarëve të Wagner-it. Sulmi ndaj Avdiivkës ka përfshirë 120 mijë ushtarë, me një humbje prej rreth një të tretës së trupave. Qytete të tjera si Toretsk-ut, Kostyantynivka-s dhe Chasiv Yar-it vazhdojnë të rezistojnë, duke bllokuar avancimin rus.

Edhe beteja për Pokrovsk-in, e quajtur “porta e Donetsk”, ka hyrë në vitin e dytë. Sipas raportimeve, dje BBC ka publikuar një video ku duket flamuri ukrainas i ngritur në pjesën veriore të qytetit, duke treguar për një betejë të vazhdueshme mes propagandës dhe realitetit të frontit.

Numrat e humbjeve janë alarmante. Sipas të dhënave të Kievit, Rusia ka angazhuar rreth 170 mijë ushtarë për të marrë Pokrovsk-in, një shifër që ekspertët e cilësojnë kolosale. Humbjet ruse vetëm gjatë vitit 2025 kanë arritur 392 mijë midis të vrarëve dhe të plagosurve, dhe pritet të kalojnë 400 mijë deri në fund të vitit, duke u shtuar mbi 790 mijë viktimat e tre viteve të kaluara.

Me gjithë përdorimin e trupave dhe armatimit masiv, Rusia mbetet larg objektivit të saj për të pushtuar Donetsk-un. Sipas analistëve, një dorëzim territorial jo vetëm që do të ishte i rrezikshëm, por edhe i papranueshëm historikisht dhe moral. Historia tregon se cënimi i integritetit territorial, siç ndodhi në 1938 me traktatin e Mynihut, nuk ka ndalur agresorët, por vetëm ka legjitimuar pushtimet e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, disa ekspertë theksojnë se një kompromis territorial mund të jetë një çmim i pranueshëm për paqe, duke kujtuar shembujt historikë si dorëzimi i Alsac-Lorraine nga Gjermania në Francë në 1918, pjesëve të Karelias nga Finlanda në Bashkimin Sovjetik në 1944, apo përfundimin e luftës mes dy Koreve në 1953.

Për Ukrainën dhe komunitetin ndërkombëtar, Pokrovsk-u dhe rajoni i Donetsk-ut mbeten aktualisht një sfidë ushtarake dhe diplomatike të paparë në dekadat e fundit.

4 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    para 2.5 viteve thuhej e njëjta gjë për atëqytetin që mbaronte me mut dhe që e pushtoi prigi!!pasi e pushtoi!?ka përparuar 14 km dhe prigi ka cof,por jo puti,shoku i tij!!edhe nëse e pushtojnë pokrovsk,prapë nuk do ndodhë gjë tjetër!!nuk shkohet në luftë me shpatë në bythë!!kështu po shkojnë bedelat e putanës!!

    Përgjigjjuni
    1. U
      Ushtaraku

      Vazhdoni te shpresoni duke ndjekur dashin se ishalla mos i bien topet.O te mjere,mblidheni mendjen se jo vetem Pokrovski ka mbaruar por se shpejti dhe tere Donbasin do kete fatin e tij.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        ushuturaku qënka këthyer në origjinë??

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pirdhni se liroheni

        Nuk ngeli rrote karri "specialist" pashkruar per luften e humbur te Ukraines, keshtu kane thene edhe per 10 qytete te tjera te fortifikuarat ne Bote qe nuk pushtoheshin, por sot jane ne harten e Rusise. Shtabi i humbjeve ne Ukraine na e paraqesin Pokrovskyn qe eshte ne duart e tyre i papushtuar nga ruset, duke nxjerre ndonje mi hale nga ndonje hyrje e rrenuar me flamur te saj per 4-5 sekonda dhe zhduken po si mi haleje.. Pokovsky ka rene, kete fat do te kene edhe qyetet e tjera brenda 4 rajoneve te Rusise qe kane shpallur bashkimin me te edhe mereferndum, por shikoni se do te ikin per lesh Zelensky edhe rajone te tjera..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje