Polonia rrëzon dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore: “Akt agresioni dhe kërcënim për sigurinë e qytetarëve”.

10 Shtator 2025, 08:30Bota TEMA
Polonia rrëzon dronë rusë që shkelën

Polonia njoftoi mëngjesin e së mërkurës se i ka ngritur në ajër avionët luftarakë dhe e ka rrëzuar një numër të papërcaktuar dronësh rusë që kishin hyrë në hapësirën e saj ajrore, duke e quajtur këtë “akt agresioni”.

Ushtria e Polonisë tha se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake mëngjesin e së mërkurës, pasi Rusia e kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, shkroi në X se ishte njoftuar nga Komanda Operacionale e Ushtrisë lidhur me “rrëzimin e dronëve që u futën në hapësirën tonë ajrore dhe që mund të përbënin kërcënim”.

Ai tha se e ka njoftuar edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për veprimet e ndërmarra nga pala polake.

Nuk raportohet për viktima në Poloni dhe mbetet e paqartë sa dronë kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Ushtria tha se është duke kërkuar për mbetjet e dronëve të rrëzuar.

“Ky është akt agresioni që paraqiti kërcënim real për sigurinë e qytetarëve tanë”, shkroi Komanda Operacionale e Ushtrisë në një postim në X.

Ky incident i ka rritur ndjeshëm tensionet në Varshavë dhe në radhët e anëtarëve të tjerë të aleancës ushtarake të NATO-s.

Ndërkohë, deri tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Polonia tha gjithashtu se i ka mbyllur katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë.

Rregullatori amerikan i aviacionit, Administrata Federale e Aviacionit (FAA), lëshoi një njoftim se edhe Aeroporti Rzeszow–Jasionka në juglindje është mbyllur. Ky aeroport është lidhje e rëndësishme për transportin e pasagjerëve dhe të armëve drejt Ukrainës.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës, pothuajse i gjithë vendi, përfshirë rajonet perëndimore të Volinit dhe Lvivit, janë nën alarm ajror në orët e para së mërkurës./REL

1 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Te na thone se cili ishte qellimi i sulmeve me drone nga ana e Rusise. Shoket Polake te mos lodhen per te kerkuar mbetje dronesh ne territorin e tyre se nuk ka, por te marrin borxh tek kar-agjozi Zhele per t'i paraqitur si fakte, menyre tjeter nuk ka.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje