Presidenti i Qipros: Irani na kërkoi t’i përcjellim Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor 2025, 16:57Bota TEMA
Presidenti i Qipros: Irani na kërkoi t’i përcjellim Izraelit

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides.

Zyra e tij bëri të ditur se Christodoulides bisedoi të dielën me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe gjithashtu ka zhvilluar biseda me udhëheqësit e Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Greqisë.

Christodoulides nuk sqaroi se nga kush saktësisht vinin mesazhet apo çfarë përmbanin ato.

Paraprakisht, ministri i Jashtëm qipriot dhe homologu i tij iranian, zhvilluan një bisedë të premten në mbrëmje.

Christodoulides tha gjithashtu se është i pakënaqur me reagimin, siç e përshkroi ai, të ngadaltë të Bashkimit Evropian ndaj krizës që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Qiproja, si shteti anëtar i BE-së që ndodhet më së afërmi Lindjes së Mesme, kishte kërkuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, tha ai.

Raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit ishin të dukshme nga vende të ndryshme të Qipros të premten dhe të shtunën në mbrëmje.

"Nuk është e mundur që BE-ja të pretendojë rol gjeopolitik, t’i shohë të gjitha këto zhvillime dhe të mos ketë të paktën një mbledhje të Këshillit të Ministrave të Jashtëm", tha Christodoulides për gazetarët.

Qiproja ka ofruar ndihmë për evakuimin e shtetasve të palëve të treta nga rajoni dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë konfliktin./ REL

3 Komente

  1. R
    Retë e Zeza

    Kulluf grek. Mesazhi ishte për BEnë "Paloqe" që ka në territorin e saj dy baza të ushtrisë britanike, nga të cilat drejtohen operacione ushtarake kundër Iranit. Ty, që të thanë të bësh postjerin, të konsiderojnë të padenjë për të t'a çuar ty direkt mesazhin, sepse për kokën e Qipros që po bëhet fjalë

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piseveng pis milet

      O loqe degjon ti c’behet apo yxhym ne hale. Izraeli po i shkerdhen kumandaret e qenefit islamik te quajtur Iran nje e nga nje ti po thua se po kercenoka bazat britanike. Edhe ajo i duhet shejtanit te Iranit qe ti shkerdhehet hanemja me kallam pastaj. Shko o loqe ndiz na nje qiri te Baba Mondi mase i prek ne zemer Jahudit e u mban doren se si e kane nisur hanemet ne shurret do ua shkerdheje shurrdhjesave islamike perfshire dhe selxhuket e Erdoleshit.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Igor

      Mikro gaduri mengalofja a i pa ky gomari grek edhe raketat e Izraelit qe sulmonin Iranin, e tregojne haptas se kane ideollogjin fashiste perendimore ,cfar te bej Izraeli gjithmon mbrohet nga keta dhe keta idiote flasin per paqen ,qe nuk ekziston.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje