Shtatë persona, përfshirë një fëmijë dy vjeç, vdiqën sot në rrëzimin e një helikopteri civil në shtetin Uttarakhand në Indinë veriore, raportuan mediat lokale.
Kanali televiziv indian News18 deklaron se tragjedia ndodhi këtë mëngjes dhe se në aeroplan kishte gjashtë pasagjerë dhe piloti.
Duke cituar departamentin lokal të aviacionit të shtetit Uttarakhand, agjencia indiane e lajmeve ANI raportoi se helikopteri u rrëzua pranë fshatit Gaurikundi dhe se, me sa duket, moti i keq ishte shkaku i aksidentit.
Anëtarët e shërbimeve të shpëtimit mbërritën në vendngjarje, sipas agjencisë indiane.
Ngjarja tragjike ndodh vetëm tre ditë pas rrëzimit të një avioni të Air India-s në afërsi të aeroportit të Ahmedabadit në Indi veriperëndimore, ku humbën jetën të paktën 270 persona.
Lini një Përgjigje