Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dorëzoi sot zyrtarisht në shërbim të marinës turke një nëndetëse të re, një mjet zbarkimi dhe një mjet detar pa pilot, duke theksuar se Ankaraja synon mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj, por jo përshkallëzimin e tensioneve.
“Nuk kemi asnjë synim ndaj territoreve apo sovranitetit të askujt. Nuk duam tension me asnjë vend. Nuk duam kriza, përplasje apo konflikte. Nuk dëshirojmë asgjë tjetër përveç paqes dhe stabilitetit për fqinjët tanë”, deklaroi Erdogan gjatë ceremonisë.
Ai nënvizoi se Turqia është një vend që “nuk lejon dhe nuk do të lejojë kurrë shkeljen të të drejtave dhe interesave të saj”, duke shtuar se investimet aktuale në mbrojtje nuk bëhen për përgatitje lufte, por për ruajtjen e paqes, pavarësisë dhe të ardhmes së vendit.
Duke iu referuar aftësive operacionale të mjeteve të reja, Erdogan theksoi se “arma më e rëndësishme është nëndetësja TCG Hızırreis, e cila, falë sistemit të saj të shtytjes anaerobe dhe kapaciteteve të avancuara, do të jetë rojtari kombëtar i thellësive të heshtura”. Sot, sipas tij, kjo nëndetëse vihet zyrtarisht në shërbim.
Po ashtu, në përdorim u vendos edhe mjeti i ri i tipit zbarkues Ç-159, i cili do të operojë në ujëra të trazuar si në operacione ushtarake, ashtu edhe në misione humanitare në kohë paqeje.
Presidenti turk veçoi gjithashtu mjetin detar të armatosur pa pilot ULAQ, duke e cilësuar si një tjetër burim krenarie. “ULAQ është simbol i transformimit dixhital dhe i sistemeve autonome të bazuara në inteligjencën artificiale në det. Ai është pararendës i së ardhmes në fushën operacionale”, u shpreh Erdogan.
Hajde Erdogan baba,,,,te morsha te ligat,,,,,,Selanikun (qytetin e vjeter otoman) e duam perseri ne perandorine tone.....bashke me ishujt....ti japim fund kesaj,,,,,estrade,,,,,europiane qe ka filluar qe ngs 1924 me kufijt e Egjeut.....dhe Greqine turke kete sajese te panevojshme.....sa me shpejt ne Greqi na pret populli yne qe i eshte nenshtruan nje....shplarje truri.....nga qelbesirat europiane......
Seleniku eshte qytet SHQIPTAR o buce katunar!
sa mire e flitke shqipen o stambolli. Duhet te te kete kaluar jot eme ndonjehere ketej nga anet tona se ska mundesi
Është i vetmi president në botë që, përveç turqishtes, nuk flet asnjë gjuhë të huaj .
Do ishte mire te fliste gjuhen e gjysherve te vet, greqishten e Kretes. Ky kaqol Erdokari eshte me origjine nge greket myslimane te Kretes, te cilet u perzune nga greket kristiane te Kretes ne 1898, pastaj Kreta ju bashkangjit Greqise se Re ne 1913!
Të gjithë me fjalë paqeje në gojë, bëhen gati duke u armatosur gjer në dhëmbë, për ndarjen e re të botës. Vetëm ne nuk mësuam kurrë asgjë as nga gjaku i qindra mijëra shqiptarëve në shekuj, as nga historia.