Presidenti turk: Turqia gati të presë takimin e paqes Ukrainë-Rusi-OKB

30 Maj 2022, 17:57Bota TEMA

Presidenti turk: Turqia gati të presë takimin e paqes

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan zhvilloi sot një bisedë telefonike me temë çështjen e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj.

Sipas Ankarasë gjatë bisedimeve, Erdogan theksoi nevojën për të ndërmarrë hapa për të rivendosur paqen, e cila do të minimizojë efektet negative të luftës.

Erdogan deklaroi gatishmërinë e Turqisë për të pritur një takim të përbashkët me Rusinë , Ukrainën dhe Kombet e Bashkuara në Stamboll dhe gatishmërinë e vendit të tij për të luajtur një rol vëzhgues në rast të një marrëveshjeje paqeje.

Nga ana e tij, Kremlini tha se të dy udhëheqësit folën gjithashtu për “sigurimin e lundrimit të sigurt në Detet e Zi dhe Azov duke eliminuar kërcënimin e minave në ujërat e tyre”.

1 Komente

  1. K
    Katundari digital

    Kush ishte udheheqesi tjeter se nuk permendet me emer. Ndoshta edi Rama se ai dihet qe eshte udheheqes.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje