
Presidenti Emmanuel Macron ka reaguar në Twitter pas vrasjes së gazetarit francez në Ukrainë.
“Gazetari, Frederic Leclerc-Imhoff ishte në Ukrainë për të treguar realitetin e luftës. Në bordin e një autobusi humanitar, së bashku me civilët e detyruar të iknin për t’i shpëtuar bombave ruse, ai u qëllua për vdekje.
Unë ndaj dhimbjen e familjes, miqve dhe kolegëve të Frederic Leclerc-Imhoff, të cilëve u dërgoj ngushëllimet e mia. Për ata që kryejnë misionin e vështirë të dhënies së informacionit në teatrot e operacionit, dua të ritheksoj mbështetjen e pakushtëzuar të Francës”, shkroi Macron në Twitter.
Lini një Përgjigje