Presidenti ukrainas: Beteja të forta na presin, situatë e vështirë në lindje

2 Prill 2022, 11:38Bota TEMA

Presidenti ukrainas: Beteja të forta na presin, situatë e

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha gjatë një fjalimi se situata ushtarake në lindje të vendit “mbetet jashtëzakonisht e vështirë”.

Ai tha se trupat ruse po tërhiqen në veri, “ngadalë, por në një shkallë të dukshme”.

Megjithatë ai paralajmëroi se ata po grumbullohen dhe po përgatiten për goditje të reja të fuqishme në rajonin e Donbasit dhe qytetin Kharkiv.

“Beteja të forta na presin përpara. Nuk mund të mendojmë sikur i kemi kaluar të gjitha sfidat”, tha ai.

Lini një Përgjigje