Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

25 Mars 2026, 11:23Bota TEMA
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve

Kriza energjetike globale po hyn në një fazë edhe më të ndjeshme, ndërsa Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë Bashkimin Europian me masa që mund të ndikojnë drejtpërdrejt furnizimin me gaz.

Administrata e Donald Trump ka sinjalizuar se mund të kufizojë aksesin e favorshëm të Europës në gazin natyror të lëngshëm (LNG), nëse nuk arrihet një marrëveshje për tarifat tregtare mes palëve. Corriere della Sera në një artikull të saj, analizon situatën në Europë dhe mundësinë e një krize globale.

Racionim karburanti në disa vende

Slovenia është ndër vendet e para në Europë që ka vendosur kufizime, duke ndaluar shitjen e benzinës dhe naftës mbi 50 litra në ditë. Masa synon të frenojë edhe fenomenin e grumbullimit të karburantit nga qytetarë të vendeve fqinje si Italia dhe Austria.

Në të njëjtën linjë, edhe vende të tjera, përfshirë ekonomi në zhvillim si Pakistan, Vietnam, Sri Lanka, Bangladesh dhe Myanmar, po kufizojnë konsumin e energjisë. Masat përfshijnë mbylljen e përkohshme të shkollave, punën nga shtëpia për administratën dhe kufizime strikte në blerjen e karburantit.

Paralajmërimi për një valë të dytë krize

Ekspertët paralajmërojnë se vala e dytë e krizës së mungesës së produkteve të naftës ende nuk ka arritur kulmin. Vende të mëdha si Kina, India dhe Brazili po kufizojnë ose taksojnë eksportet e karburanteve, duke mbajtur për vete burimet strategjike, një sjellje e ngjashme me atë të fillimit të pandemisë në vitin 2020.

Kjo ka shtuar presionin mbi tregjet globale dhe ka rritur çmimet e energjisë, sidomos për derivatet e naftës.

Kërcënimet e SHBA-ve ndaj BE-së

Në këtë kontekst të tensionuar, administrata e Donald Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian se mund të humbasë aksesin “e favorshëm” në furnizimet me gaz natyror të lëngshëm (LNG), nëse nuk ratifikon marrëveshjen tregtare të arritur më parë me Ursula von der Leyen.

Paralajmërimi vjen në një moment kur Europa është bërë shumë e varur nga LNG amerikan, që përbën një pjesë të madhe të importeve të gazit .

Sipas sinjaleve nga Uashingtoni, ndryshimi i kushteve ekonomike të furnizimeve me gaz mund të përdoret si mjet presioni nëse marrëveshja nuk miratohet pa ndryshime.

Marrëveshja dhe përplasja për tarifat

Marrëveshja parashikon tarifa rreth 15% për produktet europiane që hyjnë në SHBA dhe tarifa minimale për mallrat amerikane në BE. Megjithatë, baza ligjore e këtyre tarifave është vënë në pikëpyetje edhe nga vetë Gjykata Supreme amerikane.

Pavarësisht hezitimeve, Parlamenti Europian ishte drejt ratifikimit, por kërcënimet e fundit, të artikuluara edhe nga ambasadori amerikan në BE, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje.

Një krizë me dimension global

Situata energjetike është bërë edhe më e brishtë për shkak të tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, që kanë çuar në rritje të çmimeve dhe frikë për mungesa në Europë .

Në këtë panoramë, energjia po përdoret gjithnjë e më shumë si instrument presioni politik dhe ekonomik, duke e vendosur Europën përballë një situate potencialisht të vështirë.

9 Komente

  1. T
    Tokē e pērgjakur (film shqip)

    Nēse lufta nē lindjen e mesme merr fund sot, duhen 5 vite pēr t' ju rikthyer normalitetit tē 27 shkurtit 2026, ndaj Katari ka anuluar shum kontrata gazi me shtete tē BE-sē ( pērgjithmon) si dhe disa vēnde tē BE-sē nuk furnizojn mē njēra tjetrēn me naft nga rezervat e tyre strategjike.

    Përgjigjjuni
    1. a
      astrit

      Europa po mer leksione se të ardhmen e saj ekonomike duhet ta ndërtojë pa SHBA e Trampit, Europa është e evropjanëve Trampit e kushdo i duhet treguar vëndi.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hahaha!

        Astrit je pak fantazist dhe me dashuri te percaktuar...Me sa duket te pelqejne me shume kineskat se sa amerikankat....

        Përgjigjjuni
        1. .
          ..

          Ti je personi i duhur qe duhet ti tregosh vendin Trump shoku Astrit

          Përgjigjjuni
          1. z
            zhelenski cifut

            europa eshte e sorosit

            Përgjigjjuni
          2. R
            Raimonda H

            Keto kushtet e Amerikes ndaj Europes tregojne qarte se lufta ne Lindjen e Mesme ka per qellim te nenshtrimin e Europes dhe detyrimin e saj ti shtrije doren Putinit. Keshtu Irani eshte dobesuar ekonomikisht se i eshte shkayerruar industria ndersa Ukraina ndahet si Gjermania e pasluftes mes Rusise e Amerikes se Donaldit.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Humoristi

              Per tera keto luftra plakushi Tramp kerkon cmimin nobel per paqe!?Humor i hidhur.

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                Dikush ka thënë dikur: mos merr borxh se mbetesh rob i tij. Borxhi i dikurshëm i planit Marshall, po jep frytet tash, pas rënies së përmes së hekurt, u ka mbetur në fyt. Ç'do bëjë Europa pa ShBA-në, - veç luftë mes vetit.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjethe fiku

                  Europianët duhet të nxjerrin mësime nga sanksionet qe i vendosën Rusisë! Paralajmërimi i V. Orbanit ishin të drejta! Tani t'i rrojnë çifuti Zelo dhe rusofobët e sajë me gjithë ata të albanistanit!

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje