
Protestuesit në Francë sulmuan banesën e kryetarit të bashkisë të L'Ha-les-Roses në Val-de-Marne, një komunë në jug të Parisit.
Vetë kryebashkiaku Vincent Jeanbrun publikoi një postim në Twitter gjatë natës.
"Gruaja dhe fëmijët e mi janë të shokuar dhe të lënduar", shkruante Jeanbrun.
Për 5 ditë me radhë në Francë qytetarët protestojnë pas vrasjes së Nahelit, vetëm 17 vjeç, nga forcat e policisë, të martën e kaluar, sepse nuk iu bind urdhrit të tyre për të ndaluar.
Gjatë mbrëmjes së kaluar u arrestuan 700 persona, ndërsa në disa qytete pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.

Lini një Përgjigje