Presidenti Donald Trump po përpiqet ta bindë Ukrainën që të pranojë kushtet e planit për paqe dhe synon që një marrëveshje parimore të arrihet deri në Krishtlindje. Pakënaqësia e tij është e dukshme, jo vetëm ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, por edhe ndaj vendeve evropiane, për të cilat thotë se “flasin shumë dhe japin pak rezultate”.
Megjithatë, Trump ka edhe çështje të tjera të rëndësishme për t’u përballur.
Ditët e fundit, ai dhe zëdhënësja e tij, Karoline Leavitt, janë pyetur për luftën në Ukrainë, por vëmendja e gazetarëve amerikanë ka qenë kryesisht te ekonomia dhe situata në Venezuelë.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Po punojmë për të parë nëse mund të arrihet një marrëveshje”, ka deklaruar Trump. Ai ka pranuar gjithashtu se procesi është i ndërlikuar, pasi përfshin disa palë dhe çështje të vështira për ndarjen e territorit.
Së fundmi, vëmendja është zhvendosur edhe te Siria.
Sipas ish-diplomatit amerikan Richard Haass, mbetet e paqartë se çfarë vendimesh do të marrë Trump nëse përpjekjet për zgjidhje me rrugë paqësore vazhdojnë të dështojnë.
I dërguari i posaçëm i Trump-it, Steve Ëitkoff, së bashku me dhëndrin e tij, Jared Kushner, pritet të takojnë nesër, 15 dhjetor, në Berlin udhëheqësit evropianë dhe presidentin Zelensky.
Sipas burimeve, dy të dërguarit i kanë raportuar Trump-it se disa prej çështjeve janë më afër zgjidhjes dhe se deklaratat e fundit të Zelensky-t tregojnë gatishmëri për të pyetur qytetarët përmes një referendumi mbi një marrëveshje paqeje, e cila do të përfshinte edhe heqjen dorë nga disa territore.
Një burim nga Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump beson se ekziston një mundësi reale për paqe dhe se u beson njerëzve që ka dërguar për bisedime. Edhe pas paraqitjes së një plani fillestar me 28 pika, Trump ka treguar se e mbështet çdo përpjekje që synon arritjen e një marrëveshjeje.
Zelensky ka deklaruar se Rusia kërkon të marrë të gjithë rajonin e Donbasit, gjë që Ukraina nuk e pranon.
Sipas tij, populli ukrainas duhet të vendosë vetë për këtë çështje, qoftë përmes zgjedhjeve apo një referendumi. Ndërkohë, shumica e ukrainasve vazhdojnë të jenë kundër dorëzimit të Donbasit.
Megjithatë, Trump ka pohuar se një sondazh tregon se shumica e ukrainasve dëshirojnë përfundimin e luftës, pasi çdo javë humben mijëra jetë njerëzish. Në deklarata të tjera, Trump ka sugjeruar se Ukraina mund të humbasë së shpejti pjesën e Donbasit që ende kontrollon dhe ka theksuar se pengesa kryesore për një marrëveshje është vetë Zelensky, ndërsa rrethi i tij i afërt, sipas Trumpit, është më i hapur ndaj propozimit.
Trump dëshiron të mbahet mend si presidenti që i dha fund luftës në Ukrainë, si pjesë e trashëgimisë së tij politike. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij shohin gjithashtu mundësi për përfitime ekonomike që lidhen me rindërtimin pas luftës.
Nga ana tjetër, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ka folur për pakënaqësinë e Trumpit për kohën e gjatë të shpenzuar në bisedime me Ukrainën, Rusinë dhe vendet evropiane. Ajo ka theksuar se qeveria amerikane ka kaluar shumë orë në këto përpjekje, ndërkohë që presidenti po përballet me kritika të forta brenda vendit për ekonominë dhe shëndetësinë.
Rezultatet e disa zgjedhjeve vendore në Shtetet e Bashkuara kanë shtuar shqetësimet brenda Partisë Republikane, në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit në vitin 2026.
Trump është i pakënaqur edhe me kundërshtimet brenda partisë së tij për ndryshimin e zonave zgjedhore. Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij kërkojnë që ai të përqendrohet më shumë te ekonomia dhe çështjet e brendshme, sesa te konfliktet jashtë vendit.
Presidenti Trump kot lodhet me kar-agjozin me licemse Zelensky eshte i perlyer me gjakun e popullit Ukrainas qe e futi ne kete lufte te provokuar per esap te Perendimit Kolktiv. Presidenti Trump e ka te qarte se neser Russia nga 4 qe jane sot neser do te cliroj 8 rajone rusishtfolese, kane vendosur qytetaret me referendum ashtu sic jane ligjet nderkombetare dhe sipas Kartes se OKB. Transgjinoret e BE dhe Inglizi kurve e dine mire qe kryeqyteti i Pare i Perandorise Cariste ka qene Kievi, beni kujdes se hurin me maje qe u ka vene Putini ne bythe do t'u dale tek goja.
Ne cfare bote jeton o injorant?
Edhe motra jote e ha karin ne byth deri sa i del te goja …..
Jo mer K@R, se hurin Putina ja ka vene ne rradhe te pare atij KOKEK..rit Portokallit qe ti mbron, pastaj gjithe sojit tuaj REDNECK qe beni me katolik se Papa. Bytha jote ore shkerdhato GOOGLE TRANSLATE do me bo interesantin dhe Shpellk@rin, mbrojtesin e Amerikes... shko laj ndonje tualet, a nderto ndonje kafaz ku te futeni te gjithe bashke me Trapin tuaj te MAGA (Make America Greek Again)
OSE PER KRISHTLINDE ,,OSE PER BAJRAM ,,,
Bajrami i gopit te sateme o fisqir
Europa car faji ka o President ?? A the do ta mbyll luften per 24 ore se mua me degjon putin? Po nese Putin te degjon vetem kur ti japesh gjysmenbe ukraines ne tavoline kte se sja the as popullit tend as popullit europian.