Putin dërgon shefat e shërbimeve sekrete në Abu Dhabi, zbardhen “vijat e kuqe” të Kremlinit për planin e paqes

26 Nëntor 2025, 10:54Bota TEMA
Putin dërgon shefat e shërbimeve sekrete në Abu Dhabi, zbardhen

Negociatat për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës po hyjnë në një fazë të re tensioni, teksa presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar në Abu Dhabi dy nga njerëzit e tij më të fuqishëm: Igor Kostyukov, kreu i inteligjencës ushtarake, dhe Sergey Naryshkin, drejtues i shërbimit sekret të jashtëm.

Të dy janë zyrtarët që çdo mëngjes i dorëzojnë Putin-it raportin mbi ecurinë e luftës dhe konsiderohen arkitektët e fshehtë të samitit të Alaskës të zhvilluar në gusht.

Prania e tyre në Emirate është interpretuar në Moskë si një sinjal i qartë se Kremlini nuk ka ndërmend të lëvizë nga marrëveshjet e diskutuara verën e kaluar në Alaskë, një “protokoll” që Trump hezitoi ta impononte për shkak të kundërshtimeve europiane.

Disa analistë rusë mendojnë se dyshes Kostyukov–Naryshkin mund t’i jetë ngarkuar edhe një mision tjetër: Të bindin palën ukrainase se vazhdimi i luftës nuk ka më kuptim. Por qëndrimi zyrtar rus mbetet i pandryshuar.

Në Moskë, raportimet mediatike janë të unifikuara si rrallëherë. Udhëzimet e administratës presidenciale kanë bërë që media ruse të flasë me një zë të vetëm dhe ky zë është ai i Putin-it. Retorika është ashpërsuar dhe nuk lë shumë vend për optimizëm.

Skepticizmi është i dukshëm edhe në botën politike ruse. Aleksej Chepa, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm të Dumës, shprehu hapur konfuzionin mbi planet që po diskutohen.

“Cili plan po konsiderohet? Ai me 28 pika, me 24, me 19 apo një përzierje e tyre? Asgjë nuk është përfundimtare”, tha ai.

Sipas tij, palës ruse i kërkohet të analizojë një propozim të ri të hartuar tashmë nga SHBA-të dhe Ukraina.

“Vijat e kuqe” të Kremlinit

Kremlini e ka bërë të qartë se vijat e veta të kuqe nuk lidhen vetëm me territoret e pushtuara, por edhe me mënyrën se si këto pretendime do të njihen ndërkombëtarisht. Moska kërkon:

•Njohje të pozicioneve ruse në terren, përfshirë Donetskun dhe Luganskun.

•Një proces që garanton rikthimin e Putin-it në skenën ndërkombëtare pa izolim politik.

Ndërkohë, propozimi i paraqitur nga pala ukrainase parashikon një armëpushim mbi vijën aktuale të frontit, pa njohur juridikisht Donetsk-un e Lugansk-un si territor rus, duke i cilësuar “zona të përkohshme të okupuara, pa status”. Kjo, sipas Moskës, është e papranueshme.

Konstantin Kosachev, zëvendëskryetar i Këshillit të Federatës, deklaroi se ky plan nuk ka asnjë shans të pranohet.

“Nëse pala kundërshtare vjen me pretendime prej fitimtari, atëherë nuk është gati për negociata”, tha ai.

Atmosfera në Moskë sugjeron se paqja nuk është afër. Përveç nëse Putin vendos të surprizojë botën, pritshmëritë janë që procesi të zgjasë edhe pas festave të fundvitit dhe ndoshta përtej tyre.

4 Komente

  1. E
    Emilia

    Një kompani e shkëlqyer për rikuperimin e investimeve ka nevojë për një ekip të shkëlqyer, dhe vetëm kur një ekspert u shërben klientëve me integritet dhe besim mund të arrihen rezultate të shkëlqyera. Udhëtimi im filloi kur pa e ditur investova në një skemë kriptomonedhash, i joshur nga fitimet e premtuara. Në fillim, pashë fitime, kështu që investova më shumë, duke pritur të fitoja miliona brenda pak muajsh. Megjithatë, ishte një mashtrim. Pavarësisht se kërkuan një rimbursim deri në 50%, ata më manipuluan që të dërgoja më shumë derisa kuptova se donin të më mashtronin. I raportova tek autoritetet dhe kontakti i FBI-së më referoi te TRUSTWAVEHACKERSTECH RECOVERY FIRM. Fillimisht isha skeptik ndaj kësaj kompanie për shkak të burimit. Nga fillimi deri në fund, ekipi i tyre financiar punoi profesionalisht për të rikuperuar të gjitha fondet dhe fitimet e mia të vjedhura. Jam ende i shokuar nga rezultati. Kontakti: [email protected]

    Përgjigjjuni

      1. I
        Igor

        Bota jeton ne peralla nese mendon se Putini dote suprizoj boten ,Putinit nuk i lejohet me ligj te bej cka te don pa lejen e Kremlinit ,nuk eshte ligji i Amerikes te bej cfar thote Presidenti Pikat i vendos Kremlini me kaq humbje nuk ka mundesi qe ti thuan popullit neve largohemi nga Ukraina me duar bosh pse fillon shkaterimi i federates Ruse Rusia nuk eshte e vetme qe vendos por jane edhe 4 republika tjera qe vendosin ne federaten Ruse si edhe me dogmen e armeve atomike vendosin me 5 veta e jo vetem Presidenti ,pra mos shkruani gjera Absurde ne gazeta.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Z

          Perendim eshte ne coroditje te plote si e niisi e biitisi. Ndaluan Zelenskin te firmoste Aktin e Paqes dy jave pas fillimit te luftes, moren ne qafe nje shtet si Ukraina dhe shtrentuan jetesen e qytetareve te Botes, vete i kkane cuar per lesh Zelenski miliardat e eurove te dhena ndihme per armatime, logjistike, spcialiste, euro dhe dollar te derguara per pensionet etj etj. Po afron viti i katert i luftes kemi nje Rusi te fuqizur ushtarakusht dhe ekonomikish dhe me agresive me pretendimet ndaj Ukraines, BE dhe NATO-s.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje