Putin i kundërpërgjigjet Zelenskyt, raketat ruse shënjestrojnë vendlindjen e presidentit ukrainas

31 Korrik 2023, 12:20Bota TEMA
Putin i kundërpërgjigjet Zelenskyt, raketat ruse

Vladimir Putin duket se nuk i ka pritur mirë deklaratat e bëra herët në mëngjes nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se lufta po “kthehet gradualisht” në territorin rus pas një raundi sulmesh me dronë nga Kievi mbi Moskë.

Kreu i Kremlinit është kundërpërgjigjur ashpër duke lëshuar një valë sulmi me raketa mbi vendlindjen e Zelensky-t, Kryvyi Rih.

Aktualisht raportohet se dy persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur në qytetin qendror të Ukrainës.

Ministri i Brendshëm, Igor Klymenko tha se dy raketa kanë goditur një ndërtesë banimi duke shtuar se “raketa e dytë shkatërroi seksione të vendosura midis katit të katërt dhe të nëntë të një pallati“.

“Një person u vra dhe 10 persona kërkuan ndihmë mjekësore”, shtoi ai, me ministrinë e brendshme të Ukrainës që pretendon se ka të ngjarë të ketë më shumë njerëz të bllokuar nën rrënojat e bllokut të apartamenteve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se sulmi në Kryvyi Rih është terror që nuk do të trembë apo thyejë Kievin.

“Ne po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz të jetë e mundur”, shkroi ai në Tëitter.

Sulmet ruse vijnë si përgjigje ndaj një morie sulmesh me dron ukrainas në tokën ruse dhe Krimenë e pushtuar – diçka që Zelensky mbrëmë e përshkroi si procesi natyror i bumerangut të luftës, që këtë herë kthehet mbi Rusi.

“Agresioni rus ka falimentuar në fushën e betejës. Sot është dita e 522-të e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak”, të cilin udhëheqja ruse priste të zgjaste për një ose dy javë. Ukraina po bëhet më e fortë. Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë – në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, tha Zelensky herët në mëngjes.

Zelensky paralajmëroi, megjithatë, se Rusia mund të sulmojë ende infrastrukturën kritike të energjisë të Ukrainës këtë dimër, siç bëri vitin e kaluar me efekt shkatërrues.

3 Komente

  1. Z
    Zhvejku

    Zhelja sionistit nuk i behet von se ukraina do behet me keq se ç'eshte bere toke e djegur, deri tani po i sherben me devotshmeri padronevet te tij, po haron se po keta padron nje dite do e flakin si limon i shtrrydhur, siç kane bere me shume te tjere si puna e tija.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rrota

      Muzhik Zhvejk. Mburresh me forcen e Putanes qe sulmon me raketa pallatet e banimit?!?!?

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhvejku

        Qe rrote k..., s'behet fjale, qe je homodebil s'kam asnje dyshim, si "muzhik" qe jam, nuk po mburrem, po kritikoj idhujt e tu, o mbeturin e sistemit...!

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje