
Rusia nuk ka “humbur asgjë” në “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë, pohoi Presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij për hapjen e seancës plenare në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok të mërkurën.
“Nuk kemi humbur asgjë dhe nuk do të humbasim asgjë. Fitorja jonë kryesore është forcimi i sovranitetit tonë. Ne nuk filluam asgjë në aspektin e aksionit ushtarak, por vetëm po përpiqemi ta përfundojmë atë”, tha Putin para audiencës.
Bazuar në inteligjencën amerikane, SHBA beson se Rusia po përballet me mungesa të shumta të personelit ushtarak në Ukrainë dhe po kërkon mënyra të reja për të përforcuar trupat e saj, thanë dy zyrtarë amerikanë për CNN javën e kaluar.
Në një deklaratë të hënën, sekretari britanik i mbrojtjes Ben Ëallace tha se mbi 25,000 ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës.
Në fund të gushtit, presidenti Putin urdhëroi ushtrinë ruse të rrisë numrin e trupave në Ukrainë me 137,000, megjithëse mbetet e paqartë se si Ministria e Mbrojtjes synon të arrijë këtë objektiv.
jo mor,çsa flet ti?? rusia ka fituar jashtëzakonisht shumë! si duket po të mashtrojnë,tërë fitimin po e marrin të korruptuarit dhe të thonë se "nuk kemi humbur asgjë"!! po të vjedhin o diktator absolut,po të vjedhin!! dhe sadamit nuk i hante palla kur i vriteshin në ditë 10 mijë ushtarë!!se mos i kishte pjellë ai!! bile jo vetëm kaq por dhe kur helmoi 100 mijë kurdë nuk i hëngri palla!! mos jeni i njëjti brum të dy?? ndoshta do të keni dhe të njëjtin fund!! deri në momentin e fundit sadja kujtonte se ishte një lojë dhe nuk kishin për ta peshuar për qafe!! më duket se dhe gadafi,në atë tubin e ujërave të zeza të njëjtën gjë mendonte!!vetëm se ja preu në mes mendimin ai djali që i zbrazi koburen në kokë!! ec pute se do kemi një "Weihnachtspute"*,për krishtlindje!! *"Weihnachtspute"në gjermani=me gjeldetin tonë për vit të ri!!
Vetem nga kjo deklarate imagjinoni se sa diktator i eger eshte , dhe se sa rendesi ka per te jeta e nje ushtari te hymbur , kur dihet qe bota e civilizuar perendimore po ben analize dhe kerkime shkencore te temershme per drone qe ti shmangen pikerisht ketyre humbjeve ....kurse ky njeriu mizor dhe i poshter nuk llogarit fare jeten e tjetrit .....dhe me e keqe ben dhe deklarata ......kuptohet fare qarte se sa i respekton te renet ne lufte ....kjo e para dhe e dyta dhe me kryesorja qe del nga deshifrimi i kesaj deklarate eshte se kur ai nuk llogarit jeten e ushtarit te tij te rene ne lufte , imagjinoni se sa do llogarisi ngofjen e eqytetarit europian qe pret te hapi rubinetat e gazit natyror Putini .... Lideret europiane dhe Bota perendimore ta kene te qarte dhe te marin masa nga me te egrat ekonimike , ta shtrydhin Rusine deri ne ate mase qe te krijohet nje mosfrymemarje ekonomike ....dhe mos te mendojne nese duhet apo jo te futen me viza shengen qytetaret ruse ....kur dihet qe ata perkrahin Presidentin e tyre dhe luften ne Ukraine ne shifren e 80 % ....ti lene brenda Rusise dhe te ziejn deri ne shperberje , si mbas Luftes se Pare Boterore , ku hanin njeri tjetrin si cakenj .......nuk do kete ne Bote sot standarte te tilla mizorie , ky po ja kalon dhe Sadamit , Kadafit dhe Afez Al Asad - it , qe jane regjistruar ne histori si diktatore mizore dhe te keqinjte e popullit te vet ......