“Green Card“: Rregullat e reja për emigrantët në Gjermani

6 Shtator 2022, 21:10Bota TEMA

“Green Card“: Rregullat e reja për emigrantët në

Gazetarja Jonida Gupe, është shprehur se në 15 vitet e ardhshme Gjermania do të ketë nevojë për 7 milionë njerëz në tregun e punës, në sektorë të ndryshëm.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, teksa foli për “Green Card“ që do të japë  Gjermania

“Tregu i punës në Gjermani ka mungesë të theksuar të punëtorëve të kualifikuar. Nga shifrat e dala kohët e fundit, për 15 vitet e ardhshme, Gjermani do të ketë nevojë për 7 milionë njerëz në tregun e punës  ne sektore të ndryshme.”

Gazetarja tregoi kushtet që duhen plotësuar nga personat e interesuar për të marrë këtë kartë.

“Personi duhet të ketë një diplomë të huaj, duhet të ketë eksperiencë tre vjeçare,  dhe të jetë në moshën 35-vjeçare, dhe të ketë njohuri të gjuhës gjermane.  Nëse plotësohen tre nga këto, personi mund të marrë këtë lloj lehtësimi për të marrë vizat e punës.”-tregoi ajo.

Ministri federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar  për një “ligj modern emigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani.

Për gazetën e njohur gjermane “Bild am Sonntag” ai u shpreh se do të vendoset një Kartë e shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët vendi ka nevojë të shkojnë më lehtë.

Lini një Përgjigje