Një raft librash mund të tregojë shumë për pronarin e tij. Në rastin e presidentit rus Vladimir Putin, riorganizimi i librave në një kabinet pas tavolinës së tij tregon se Kremlini ka paraqitur pamje të vjetra të takimeve në zyrën e tij si video të reja, të paktën pesë herë këtë vit, sipas zbulimeve të njësisë hetimore ruse të RFE/RL, “Systema“.
Takimet e shpeshta të Putinit, ballë për ballë me guvernatorë rajonalë, drejtues agjencish shtetërore dhe të tjerë në zyrën e tij në Pallatin e Senatit në Kremlin, janë pjesë e rregullt e programeve të lajmeve në televizionin shtetëror, si një përpjekje për t’u treguar rusëve se ai po menaxhon në mënyrë aktive punët e vendit dhe po mban nën kontroll zyrtarët.
Por “Systema” zbuloi se pesë nga këto takime, të paraqitura si të zhvilluara në ditën që transmetoheshin në prill dhe maj, në të vërtetë ishin regjistruar muaj më parë. Dëshmia që i zbuloi ishte renditja e librave në raftin me dyer prej xhami: në pesë raste, pamjet tregonin një vendosje librash që kishte qenë përpara se rafti të riorganizohej në fund të shkurtit.
Siç shkruan “Radio Free Europe“, ndër ndryshimet e bëra në shkurt, një kopje e Kushtetutës së Rusisë, e lidhur dhe e vendosur përballë, ishte zhvendosur nga ana e djathtë e kabinetit në të majtë.
Ky detaj përveçse hedh dritë mbi praktikat e Kremlinit, ngre pyetje se ku ndodhej Putini dhe çfarë po bënte në ditët kur u publikuan këto video.
Gazetarët kanë qenë prej kohësh të vetëdijshëm se administrata e Putinit mban pamje të gatshme për t’i përdorur më vonë. Kremlini e mban shumë të fshehtë informacionin për shëndetin dhe jetën private të Putinit, i cili është 72 vjeç, dhe kur ai zhduket nga publiku për disa ditë, raportet televizive analizohen me kujdes për të kuptuar nëse po fshihet vendndodhja e tij.
Katër nga rastet ku u përdorën pamje të vjetra këtë vit ndodhën në ditët para takimit të Putinit më 11 prill në Shën Petersburg me Steve Witkoff-in, të dërguarin e posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka vizituar disa herë Rusinë për të diskutuar përpjekjet e Trump-it për të ndërmjetësuar fundin e luftës në Ukrainë, tani në vitin e katërt që nga pushtimi i plotë nga Putini në shkurt 2022.
Pamjet e publikuara më 2 dhe 7 prill tregonin Putinin duke u takuar me kreun e rajonit të Buryatias dhe me drejtorin e Aeroflotit, ndërsa videot në datat 9 dhe 10 prill e tregonin atë në takime me dy zyrtarë të tjerë, të gjitha me raftin e librave në prapaskenë ende të pa ndryshuar.
Një tjetër përdorim i pamjeve para-shkurtit ndodhi më 12 maj, kur Kremlini publikoi një video ku Putini shihet në zyrë me guvernatorin e rajonit Ivanovo, Stanislav Voskresensky.
12 maji ishte dita e 42-të e lindjes së Alina Kabayevës, fitueses së medaljes së artë olimpike në gjimnastikë ritmike në vitin 2004, e cila përflitet në media se është partnerja e Putinit dhe nëna e të paktën dy fëmijëve të tij. Putini dhe gruaja e tij, Lyudmila, janë divorcuar në vitin 2014.
Ç'jane keto paçavure qe botoni!? Dhe kujt i hyne ne pune keto mbroçkulla!? Librat e paskan tradhetuar ose e nxjerin mashtrues Putinin!!?? E pastaj...!?
Çke që merresh ti me gjëra që nuk të interesojnë? Mua më intereson që çke me te!
Ty mbase të intereson dhe se sa kile mut dhjet Putin, qe t’ja hash.
Në detaje struket djalli ;)