Raketa e dytë mbi hapësirën ajërore të Turqisë, Ankaraja paralajmëron Iranin

9 Mars 2026, 15:05Bota TEMA
Raketa e dytë mbi hapësirën ajërore të Turqisë,

Turqia reagoi pas raketës së dytë iraniane të kapur në hapësirën e saj ajrore.


Ndërsa priste një reagim nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, Ministri i Komunikacionit Burhanettin Duran foli në emër të qeverisë.

“Një tjetër raketë e lëshuar nga Irani u kapur mbi hapësirën tonë ajrore dhe u neutralizua nga sistemet mbrojtëse të NATO-s. Mbrojtja jonë e kufijve dhe hapësirës ajrore është në nivelin më të lartë. Ne duam të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të konfliktit. Ne e paralajmërojmë edhe një herë Iranin, në veçanti, dhe të gjitha palët, që të shmangin veprimet që mund të rrezikojnë sigurinë e rajonit dhe të civilëve”, deklaroi Duran.

2 Komente

  1. I
    Igor

    Nuk eshte aspak qellimi i Iranit te sulmoj Turqine por miqt e agresorit SHBA,s dhe Izraelit ,Persianet jan njerez te ndershem por tani po mbrohen nga sulmet qellimi i agresoreve eshte qe sejcilin ta perfshine ne lufte kunder Iranit qe tjua marin ngushticen e Hormusit edhe ju dote kishi reaguar nese dikush donte tjua mer BOS PURUSIN ne Stamboll Saber te keni.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Keto u bene si gjylet e Mato Grudes, dhe Tosum Baci akuzonte partizanet, tek filmi "Njeriu me Top"

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje