Shtetet e Bashkuara nuk do të largohen kurrë nga NATO. Kështu është shprehur Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë vizitë së tij në Bruksel për takimin e ministrave të jashtëm së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Rubio në takim u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte.
“Ndërsa flasim, tani për tani, Shtetet e Bashkuara janë më shumë aktive në NATO se sa kanë qenë më parë. Dhe atë histeri që unë shikoj në mediat globale dhe ato të brendshme në SHBA, në lidhje me NATO-n janë të pavende. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se mbështet NATO-n. Ne do të qëndrojmë në NATO”, tha Sekretari Amerikan i Shtetit.
Rubio shtoi se Trump "nuk ishte kundër NATO-s”. “Ai është kundër një NATO që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon çdo shteti anëtar", shtoi ai.
Idenë e Rubios e përforcoi edhe Shefi i NATO-s Mark Rutte. Ai u përpoq të sigurojë aleatët evropianë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake perëndimore, pavarësisht fjalëve të ashpra nga Presidenti Donald Trump.
Ministrat evropianë pritet të përdorin takimin për të shfaqur planet e tyre për të rritur shpenzimet e mbrojtjes. Sipas vlerësimeve të NATO-s, 23 nga 32 anëtarët e aleancës arritën ose tejkaluan objektivin prej 2% vitin e kaluar. Disa nga ekonomitë e mëdha të kontinentit, si Italia dhe Spanja, ishin ndër ato nën objektivin, përkatësisht me rreth 1.5% dhe 1.3%.
Ministrat evropianë gjithashtu ka të ngjarë të përdorin takimin për të provuar të ndikojnë në bisedimet që Trump ka nisur me Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila u shkaktua nga pushtimi i Moskës në vitin 2022.
administrata Trap jane nje tufe te degjeneruarish qe fluturojne me presh ne bythe. Te pabesueshem ne ato qe thone. Mandatin e pare amerikanet e Trapin tradhtuan Afhanistanin, jua lane njerzit talenaneve. Ne kete mandat Trapi i ka hipur kalit per se prapthi, po e kthen rendin e botes permbus duke shkaterurar politiken amerikane te ndertuar nga presidentet e tjere te meparshem. Ku i derguari i Trapit na thote tani te kunderten e asaj qe vete Trapi tha kur mori fronin, dhe tani qe europianet kane ndezur motorret e riarmatosjes dhe do te shpenzojne biliona euro per armatim. Amerikanet kerkojne qe keto biliona euro, europianet ti shpenzojne duke blere arme ne amerike. Trapi me politikat e tij te gjobevenies prej mafiozi sdo arrije gje tjeter pervec nje izolimi te amerikes nga pjesa tjeter e botes. Te gjithe po i krhehen kunder