Sulme të reja ruse me dronë në Kiev, Ukraina godet depon e karburantit në Volgograd! Këshilli i Sigurimit të OKB-së mblidhet të hënën

10 Janar 2026, 08:47Bota TEMA
Sulme të reja ruse me dronë në Kiev, Ukraina godet depon e

Ukraina është përballur me një tjetër valë sulmesh. Rusia lëshoi turma dronësh në drejtim të Kievit dhe në qytete të tjera ukrainase. “Dronët armiqësorë po i afrohen Kievit nga veriu", deklaroi kryebashkiaku Vitaliy Klitschko në Telegram, ndërsa mediat lokale raportuan shpërthime që tronditën qytetin, i cili, së bashku me Lvivin, ishte goditur natën e kaluar nga raketat e frikshme hipersonike Oreshnik. Shpërthime ndodhën në Krivyi Rih pas një sulmi masiv me dron rus, si edhe në Dnipro ku Rusia goditi me raketa dhe dronë.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të hënën me kërkesë të Ukrainës, pasi sulmet masive ruse në Kiev e lanë kryeqytetin pjesërisht pa ngrohje.

"Rusia ka arritur një nivel të ri tronditës të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në sulmet e saj ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile në Ukrainë", shkroiambasadori ukrainas në OKB, Andriy Melnyk, në letrën e tij duke kërkuar një mbledhje urgjente. Thirrja u mbështet nga gjashtë anëtarë të Këshillit (Franca, Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Danimarka, Greqia dhe Liberia), raportuan burime diplomatike.

Ndërkohë, një depo karburanti në rajonin e Volgogradit të Rusisë është përfshirë nga flakët pas një sulmi me dron ukrainas. Guvernatori i Rajonit të Volgogradit, Andrei Bocharov, e raportoi këtë në Telegram. Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi se mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar 59 dronë ukrainas në disa rajone gjatë natës./br

2 Komente

  1. I
    Igor

    Ky keshilli i sigurimit eshte nji organ pa vlere ,Trumpi lavderohet me genjeshtra se ka ndaluar 8 luftera kurse ka nxitur 6 te tjera dhe asnje nuk perfundoj,ja ku kaluan 4 vite lufte Rusi Ukraine dhe nuk ndodh asgje vetem fjale boshe nese Britania don qe Rusia te humbasi pse nuk e largon nga londra Ambasaden Ruse dhe e terheq ambasaden Britanike dhe te njejten ta ben e gjith Evropa ose leni te luftojne derisa njeri te kapitullon dhe mos i hudhni parat e taksapaguesve ne ere se i nevoiten popullit lufta dote vazhdoj si e si deri tek fundi i njerezimit.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sasha

      Zelenski dhe tere shpura e tij mafioze ankohen per bombardimet Ruse por bejne sikur nuk e vene re qe sillen si talebanet duke shënjestruar objekte deri ne Moske,Peterburg madje dhe vendkomsnden me Novgorod.Dhe Ruset po sillen me shume delikate se po te tregonin brutalitetin e Izraelit sot Ukraina do ishte fshire nga harta,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje