“Jo diplomaci përmes forcës!” Papa: Lufta po kthehet në modë, të respektohet vullneti i venezuelianëve

9 Janar 2026, 17:33Bota TEMA
“Jo diplomaci përmes forcës!” Papa: Lufta po kthehet

Papa Leoni dënoi përdorimin e forcës si mjet për të arritur qëllime diplomatike, teksa mbajti një fjalim si rrallë herë me tone të ashpra mbi politikën e jashtme. I pari Papë amerikan, paralajmëroi se dobësia e organizatave ndërkombëtare përballë konfikteve globale ishte shqetësuese.

“Një diplomaci që promovon dialogun dhe kërkon konsensus mes të gjitha palëve po zëvendësohet nga diplomacia e bazuar tek forca. Lufta është rikthyer në modë dhe një zell për luftën po përhapet”, tha Papa Leoni për 184 ambasadorët e akredituar në Vatikan. 

Duke ju referuar kapjes së presidentit Nikolas Maduro nga forca amerikane, me urdhër të presidentit Trump, Papa u kërkoi qeverive rreth botës të respektojnë vullnetin e popullit venezuelian.

Sipas tij, kombet duhet mbrojnë të drejtat civile dhe njerëzore të qytetarëve të këtij vendi. Komentin ishin pjesë e atij që shpesh cilësohet si fjalimi mbi gjendjen e botës nga Papa.

3 Komente

  1. N
    Nardi

    Vullneti I popullit u shtyp me dhune ne zgjedhje o papul.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taku

      Ah po e mori ferra uratën o at i shenjtë

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prasi Dent Trapi

        Pape I shenjte, perdorimin I forces se armeve eshte lufte dhe perkufizimi I luftes eshte-"vazhdim I politike me mjetet e forces, me mjetet e luftes. Pra edhe lufta eshte forme e punes politike, diplomacise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje