Arrestimi i pronarit të barit Crans-Montana, Jacques Moretti, pasi u konsiderua se rrezikonte të largohej jashtë vendit, u kërkua nga prokurori i qytetit të Sionit, pas një seance të gjerë dëgjimore të premten në mëngjes. Ky vendim pritet të konfirmohet nga gjykata kompetente e Valais.
Në ditët pas zjarrit vdekjeprurës në barin Le Constellation ditën e Vitit të Ri, zyra e prokurorit të Valais fillimisht kishte përjashtuar mundësinë e një arrestimi, duke përmendur faktin se nuk kishte rrezik arratisjeje për Jacques Moretti dhe gruan e tij. Megjithatë, zhvillimi i ri tregon se situata ka ndryshuar dhe ndalimi u konsiderua i nevojshëm.
Ndërsa po largohej nga zyra e prokurorit, gruaja e Morettit, Jessica, foli me gazetarët e përlotur, duke u kërkuar falje familjeve të viktimave. “Mendimet e mia janë me viktimat dhe njerëzit që po përpiqen të shërohen. Është një tragjedi e paimagjinueshme. Nuk mund ta imagjinonim kurrë këtë. Ndodhi në lokalin tonë dhe dua të kërkoj falje”, tha ajo
Më herët sot, Jaques dhe Jessica Moretti të cilët u arrestuan nga prokurorët zviceranë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, po hetohen nën dyshimin për krime, përfshirë vrasjen e paqëllimshme, ndërsa familjet e viktimave kanë ngritur padi te prokurorët zviceranë për zjarrin në barin Le Constellation.
Çifti ka shprehur keqardhjen e tyre për zjarrin dhe tha se do të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin.
Të paktën 40 persona vdiqën në zjarr dhe 116 u plagosën, shumë prej tyre rëndë.
“Jemi të shkatërruar, mendimet tona janë vazhdimisht me viktimat, të dashurit e tyre që i humbën ata kaq dhunshëm dhe kaq para kohe dhe me të gjithë ata që luftojnë për jetën e tyre”, thanë ata në një deklaratë më 6 janar. /br
Kurse Non-Grata i vrau qllimisht ne 21 janar 4 protestues me duar ne xhepa.
A i sheh e degjon mender Sapaku keto daulle , ka apo nuk ka faj pronari per jetet e tyre prokuroria i ve hekurat pronarit , se e fundit fare humben jete njerzish . Po ketu tek ne c'fare ndodhi qe u be baterdia u poqen te gjalle jo nje e dy po 26 1 = 27 njerez e kaluan 18 vite e dy autoret kryesore Sali qeni e Fatmut haleja nuk u ka hyre nje gjemb ne bembe , e jo vetem kaq po po perpiqen te djegin edhe njehere Shqiperine turp , turp . Turp i madh per Spakun kjo qe jo ndodhi ketyre njerzve ju rente ne dere te gjirhe atyre qe kane pasur rastin per ti denuar e ju kane marre nga ca lek e nuk kane levizur nje gur turpi i mbulofte prokureoret e Spakun qe tallen .
sipas asaj qe thua po vete nuk i arreston dot se nuk ishin pronare o toç qe sdi ca flet.Ik mbush barkun dhe lerja drejtesine atyre qe merren me te ......ekspert imagjinar!