
Në një koment të fundit, botuar në faqen e tij, personaliteti i njohur i kulturës europiane, Zhak Atali, analizon zhvillimet e fundit gjeopolitike pas sulmit dhe rrëmbimit të Maduros në Venezuelë. Ai shkruan :
« Presidenca Trump i kujton botës, dhe veçanërisht evropianëve, disa të vërteta të dukshme që shumë shpesh harrohen:
1. Njerëzimi mbetet i nënshtruar ndaj sundimit të forcës: të fortët respektojnë vetëm të fortët dhe i shtypin të dobëtit.
2. Kombet nuk luftojnë kurrë për parime pa pasur edhe një interes për ta bërë këtë; në gjeopolitikë, altruizmi është thjesht një formë e egoizmit të maskuar.
3. Idealet nuk janë kurrë forca lëvizëse e vërtetë pas aleancave; ato janë thjesht një pasqyrim i interesave të kombeve.
4. E drejta ndërkombëtare, ndryshe nga e drejta e brendshme, nuk kontrollohet nga një sistem gjyqësor: asnjë gjykatë nuk mund ta kontrollojë dhe zbatojë vërtet zbatimin e traktateve.
5. Çdo traktat ose marrëveshje është e vlefshme vetëm për sa kohë që të gjithë nënshkruesit kanë interes ta respektojnë atë.
6. Kombet i zbatojnë interesat e tyre duke shfaqur forcën e tyre, pa pasur nevojë domosdoshmërisht ta përdorin atë.
7. Forca nuk varet vetëm nga madhësia e ushtrive; varet edhe nga besueshmëria e gatishmërisë për t'i përdorur ato.
Dhe pastaj vazhdon :
« Në përputhje me këto parime, Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë në çështjet botërore vetëm kur kanë qenë edhe në interesin e tyre ta bëjnë këtë. Në veçanti, demokratët evropianë ia detyrojnë fitoren e tyre në vitin 1945 një konvergjence interesash me Shtetet e Bashkuara që filloi në dhjetor 1941. Që atëherë, dhe deri më sot, politika e jashtme amerikane ka ndjekur gjithmonë këto parime të njëjta. Dhe sot, nëse po e rrëzojnë diktaturën venezueliane, kjo nuk është nga dashuria për demokracinë, as për të luftuar trafikun e drogës apo për të përvetësuar rezervat e naftës, por, mbi të gjitha, për të mbrojtur supremacinë e dollarit në tregtinë globale, e cila kërcënohet nga de-dollarizimi në të cilin merrte pjesë nafta venezueliane. Duke analizuar luftën në Ukrainë, ai shton se nëse amerikanët nuk e mbrojnë sot Ukrainën, kjo ndodh sepse ata janë të bindur që mund të fitojnë më shumë duke bërë paqe dhe duke bërë biznes me Rusinë sesa duke shpëtuar një vend evropian ku nuk gjejnë aq shumë tregje. Në këtë kontekst, - vijon ai- ruajtja e demokracisë në Evropë nuk është më e dobishme për ta. Le ta përsërisim këtë që të jetë e qartë: mbrojtja e pavarësisë së Evropës dhe sistemit të saj politik demokratik nuk është më në interes të Shteteve të Bashkuara, thotë Atali. Dhe vazhdon : « Sot, ekziston një dimension i ri: në Shtetet e Bashkuara, ajo që ka rëndësi nuk janë më vetëm interesat e vendit, por edhe, dhe ndonjëherë mbi të gjitha, ato të presidentit dhe klanit të tij: ai do ta braktisë Ukrainën nëse kjo i lejon familjes dhe aleatëve të tij të fitojnë më shumë para nga rusët; dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga administrata e tij (Ai as nuk e nënshkroi atë të negociuar në Paris këtë javë) nuk do të jenë kurrë më shumë se copa letre nëse ato pengojnë interesat e klanit të tij. Në mënyrë të ngjashme, ai do ta aneksojë Groenlandën, jo për të arritur objektiva ekonomike ose ushtarake (të cilat mund t'i përmbushë në mënyra të tjera), por për t'i shtuar emrit të tij lavdinë e shtimit të një shteti të pesëdhjetë e njëtë në Bashkim (pasi Alaska dhe Haëaii iu bashkuan SHBA-ve në vitin 1959, nën Presidentin Dwight Eisenhower, pasi kishin qenë territore të mbrojtura për një kohë të gjatë). Në mënyrë të ngjashme, klani Trump do ta braktisë të gjithë Evropën nëse e sheh atë vetëm si një pengesë për marrëdhëniet e tij të biznesit me diktatorët, duke i përçmuar evropianët që përkulen para fyerjeve të tij. » Dhe këtu ai analizon me cinizëm sjelljen e përunjur dhe dobësinë e europianëve përballë Trump. Ai shkruan :
« Evropianët i nënshtrohen atij në çdo gjë. Për të fituar mbështetjen e tij në krijimin e një marrëveshjeje të qëndrueshme për të shpëtuar Ukrainën, ata përmbahen nga çdo hakmarrje tregtare, nga çdo sanksion dixhital dhe çdo mbrojtje e besueshme e integritetit të Groenlandës. Kjo llogaritje është e kuptueshme: nëse Ukraina bie, e gjithë Evropa do të kërcënohet nga një pushtim rus, pa mbështetjen amerikane », thotë Atali. Por duke vepruar kështu ata nuk mund ta shpëtojnë Ukrainën. Ja si shkruan ai :
« Për arsyet e përmendura më sipër, evropianët nuk do ta shpëtojnë Ukrainën; dhe ata do ta humbasin Groenlandën. Pastaj do të humbasin veten. »
Dhe vjen akti final.
« Çfarë mund të bëhet në lidhje me këtë? »- pyet Attali. Ja zgjidhja e propozuar prej tij.
« Të fshihesh dhe të presësh për një ndryshim të presidencës në Shtetet e Bashkuara? Kjo do të ishte iluzore: edhe nëse klani Trump largohet nga pushteti një ditë, dëmi do të ishte i pariparueshëm. Të ndërpriten të gjitha marrëdhëniet me ta menjëherë? Kjo është padyshim e pamundur. Dëmi do të ishte po aq i pariparueshëm dhe asnjë vend evropian nuk është i përgatitur të ndërmarrë një ndërprerje të tillë, veçanërisht në fushën ushtarake. Pra, pa i provokuar ata ose pa i armiqësuar këta ish-aleatë që ishin kaq të vlefshëm në të kaluarën, ne duhet të pranojmë vdekjen e nënkuptuar të NATO-s dhe të pajisemi shpejt me mjetet evropiane të sovranitetit dhe parandalimit. »- thotë Atali. Po cilat janë ato ?
« Mjetet e sovranitetit do të përfshinin së pari zvogëlimin e varësisë sonë nga amerikanët në kryerjen e operacioneve tona ushtarake, për sa i përket armatimeve dhe mjeteve të komunikimit; dhe për ta bërë këtë, do të na duhej të lëviznim shpejt drejt forcimit të ushtrive tona dhe përmirësimit të koordinimit të tyre. Mjetet e pengimit do të nënkuptonin që të bëheshin po aq të nevojshme për amerikanët sa janë për ne. Dhe për ta bërë këtë, do të na duheshin instrumente të besueshme hakmarrjeje. Këto ekzistojnë tashmë, të paktën në formë embrionale: ne tashmë prodhojmë në Evropë disa komponentë, disa makineri, disa teknologji dhe shumë shërbime pa të cilat Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjnë. Do të nevojiteshin shumë të tjera. Jemi shumë larg gjithë kësaj. Prania amerikane është ende shumë e fortë në ushtritë tona, bizneset tona dhe në stilin tonë të jetesës, që udhëheqësit tanë të pranojnë se amerikanët janë indiferentë ndaj të ardhmes sonë, ose edhe armiqësorë nëse e ardhmja jonë pengon interesat e tyre.
Edhe një herë, më e keqja është skenari më i mundshëm. Edhe nëse nuk është ende e sigurt, nëse jemi të gatshëm të përballemi me realitetin, brenda pak vitesh, Evropa, një adoleshente e frikësuar, mund të bëhet ende një e rritur me vetëbesim që kontrollon fatin e saj, -përfundon Atali.
Përgatiti Ilir Yzeiri
Ne Evrope kemi mjaft Intelektual por Frkacak neve nuk duhet te mvaremi kaq nga SHBA,ja pse SHBA.se duhet ti trgohet se edhe ata jane te mvarur nga neve nuk ekziston nji shtet ne bote qe munden te jetojne ne vetvete pra jemi te lidhur sidomos ekonomikisht por ushtarakisht nuk ka nevoj ketu mvaret nga nji gjukate nderkombetare qe ruan qetesine dhe kontrollon dhe jo partiak sikur sot paguhen dhe nuk zbatojne asgje ,keta organizata pa fuqi duhet rezuar dhe te vendosen ligje te reja ku nuk i lejojne Amerikes te mbetet POLICIA e botes ,Monedha Dollari duhet te perdoret vetem ne SHBA .kurse EUro ne Evrope ,Rusia nuk don ta sulmoj Evropen por keta frikacak e trembin popullin kurse dote na sulmoj Rusia vetem per ta detyruar popullin te paguaj pra edhe pse keta e quajn veten demokrat por per mua mbeten Fashiste.
Ky Atali na e paraqiti kapitalizmin lakuriq me të gjitha të kqiat e tij , Nëpërmjet këtyre pikave që nuk po i citoj edhe unë flet për Ameriken me Trampin president. Po ky Trampi po dashka me ngrënë vetem ky duke ndërhyrë në të gjithë shtetet e botës me kërcënime për ndërhyrje me luftë. Ja doli në pah fytyra imperialisto- fashiste e Amerikës. Këtë e tregon bazat ushtarake amerikane të vendosura në çdo skaj të botës. Në një vend ky Atali tha afërsisht kështu: Çdo shtet duhet të mbështetet në forcat e vehta në ekonomi dhe mbrojtje, se në kapitalizëm është Sejcili për vehte.... Njeriu për njeriun është ujk. Ligji i xhunglës, më i forti bën ligjin. Unë i them këtij Atalit që kujdes mos të dëgjojnë opozita dhe pozita jonë se janë thënje të Enver Hoxhës dhe të mbysin po përmende Enverin pa.varsisht se i kanë hala duart me kallo duke rrahur shuplakët në çdo rast të daljes tij në publik.
"Ky Atali na e paraqiti kapitalizmin lakuriq me të gjitha të kqiat e tij"ka ndonjë sistem tjetër,nga këta që kemi njohur??1-primitivizmi komunitar,afërsisht kafshëror,hapat e para të njerzimit,dihet si ka qënë!më i forti hante copën më të madhe!nuuuuuuuuk ndahej në mënyrë të barabartë!2-skllavopronaria!?nuk ja vlen të shpjegohet!3-feudalizmi mesjetar me bujkrobërinë??,apo 4-socializmi,komunizmi??boll mor njerëz me këto sllogane si tallkartat e kohës së enverit dhe sot të çdo hajvani që o është o pretendon të bëhet diktator!!botsa është me njerëz dhe njerëzit kanë ndërtuar shtete!e në të gjithë këta shtete vendosin njerëzit!bëji një thirrje mëndjes tënde dhe vlerso tërë botën me atë që ke në mëndje dhe jo me ato që do ti,duke lënë mënjanë ato që nuk të pëlqejnë dhe tregon ato që të pëlqen!!ti nuk do pak më tepër se tjetri?po pate forcë nuk merr më shumë se tjetri?po pate inteligjencë më të lartë se tjetri nuk e mashtron tjetrin??pra nuk kërkon përfitim më të madh për vete se për të tjerët?nëse nuk i ke tërë këto që përmënda më sipër!?atëherë unë po të propozoj për shënjtor për së gjalli!
Kësaj i thonë a bën me vra nonën me shpëtu babën? Të ngopin oreksin e një psikopati që të mos i pushtojë sociopati.
nuk e kam lexuar akoma artikullin!por duke u nisur nga titulli,"sakrifikimi i groenlandës" për ukrainën,është mëse i llogjikshëm dhe i leverdishëm,si për europën dhe për gjithë botën!!përfshi rusi e kinë!!përse e them këtë??thjeshtë ky idiot merr fund pas një viti!dhe më pas këthehen gjërat në gjëndjen e parë!një qeveri tjetër amerikane nuk është idiote si kjo!"sakrifikimi i groenlandës"do të thotë:nuk pranohet as faktikisht as juridikisht,pr nuk hyhet në një përplasje me amerikën!!humbja e ukrainës,sepse sociopati bllokohet në gorenlandë me forcë!?do të thotë që të bëhet një spastrim rrënjësor i saj nga putanëria!mos harroni asnjëherë atë që kanë bërë rusët dhe sllavët në ballkan!pasi kanë pushtuar o kanë përzënë o kanë asimiluar me dhunë gjithkënd!!amerika nuk e bën një gjë të tillë me gorenlandën!për mendimin tim,europa,përveç ndonjë përgjigje zyrtare,të thatë,me dy rreshta nuk duhet të diskutojë kaq shumë rrëmujën mediatike të këtij sociopati që është në shtëpinë e bardhë!duhet injoruarrrrrrrrrrr!tërë kjo zhurmë në medje e në politikë është në interes të sociopatit dhe kundër europës!!
Ai ne fakt qe edhe Groenlanden do ta humbim, edhe Ukrainen nuk do ta fitojme.
nuk ma merr mëndja!as njërë as tjetrën!!pavarsisht se që kur ka ardhur në pushtet pushti,nuk ka asnjë armatim të dërguar në ukrainë!për gorenlandën,asqë bëhet fjalë!vetë amerikanët kanë pasur ushtarë në groenlandë më shumë se sa ka banorë sot ajo,por pas '91shit ata vetë i kanë hequr pak nga pak!!po të ishte se do të duhej të mbronin veriun mund ti shtonin sa të deshin!askush nuk i ka penguar,si nuk i kanë penguar për bazat që kanë në europë!ato me të vërtetë janë në leverdinë tonë,pro dhe në të amerikanëve!janë në vënde ku kanë një siguri absolute më të lartë se në amerikë vetë!!ky sociopat do të shpëtojë sumën e tij!politika amerikane nuk do ta lërë të ndryshojë amerika!shiko tërë zgjedhjet që janë bërë pas ardhes së tij në shtëpinë e bardhë!!të gjitha të humbura,edhe ato ku demokratët nuk kishin asnjë shans fitoreje!edhe zgjedhjet për gjykatës,pavarsisht milionave të mask,i humbën!!ai po merr tatëpjetën në pikiatë!duhet vetëm pak durim,dhe jo acarim!ti thuhet në sy kundërshtimi,por të mos egzagjerohet!!tërë kjo zhurmë nuk është gjë tjetër veçse shashkë,dhe mbështetësit e tij nuk janë kaq të shumëtë!janë thejshtë bot,si ai idoti që nuk mban mënd pseudonimin!!kësaj radhe e ka Bato,tjetrën do ta ketë Muto!!
Pjesa e pare e artikullit ka ide eshte e sakte objektive dhe ka argument. Nga kjo pjese nxirret kinkluzion dhe mund te ndertohet nje strategji afatgjate. Por kur fillon flet per presidenrin e usa intetesat e tij ketu behet partiak dhe i anshen. Nuk ka rendesi Trump Biden Obama e Bush e te tjere me pare. Te gjithe presidentet e usa shohin interesib e tyre. Autori vete e pranon qe edhe ndihma qe usa dha luften e dyte boterore u be per interesat e usa dhe jo per europen. As vendet europiahe nuk bejne gjeta per vendet e tjeta pa payue interesib e tyre. Perfundimi askush nuk te ndihmon pa interes, edhe shprehja popullore thote nuk do prish timen te rregulloj tende. Tendenca per e te pare usa si shpetimtar eshte iluzion dhe e gabuar. Nese ndertojme pritshmerine qe usa do vije te ndihmoje pa interes kjo juk ndodh. Ateher nisur nga kjo prishjeri do fillojme te urrejme usa. Puetja shteohet cili vend europian do ndihmonte duke tjeter pa interes? Asnje. Ateher perse uda duhet ta beje kete dhe po nuk e beri eshte e keqe? Diskutimi vijon.
po të heqësh të parin" Nuk ka rendesi Trump Biden Obama e Bush",ke të drejtë!presidentët amerikanë shohin interesin e tyre si kryeministrat gjermanë e britanik!ky idiot sheh interesin e tij!mashtrues hajdut,kriminel pedofil!!prandaj mos e lidh kriminelin ordiner me presidentë që mbrojnë interesat e vëndit të tyre!!as amerika nuk ndihmon europën pa interes!çfarë kujton ti se amerika po e mban europën me para??jo mor lal!nëse europa nuk zhvilloi arsenalin bërthamor,uli arsenalin konvencional,nuk e bëri se ashtu i desh qefi!e bëri thjeshtë sepse amerika ja kërkoi!në zhvillimin ushtarak amerikan,duke filluar nga aeroplanët e deri tek fishekët është brënda dhe europa,është brënda shkenca europiane,teknollogjia europiane,paratë europiane!!
Artikul me llogjike per ata qe mendojne, por une po replikoj me 777. Midis te tjerash 777 thote se :"..Ja doli në pah fytyra imperialisto- fashiste e Amerikës. Këtë e tregon bazat ushtarake amerikane të vendosura në çdo skaj të botës... Edhe kjo qe thote 777 eshte e vertete, por eshte "zgjidhje" qe nje Trap me emrin Tramp ka gjetur ne kete bote te komplikuar, ku fajin kryesor e ka Evrope. A ju kujtohet se si Trampi fillimisht u mundua qe te krijonte "aleance" me Evropen, por shpejt e kuptoi se Evropa ja kish me hile. Kjo arriti kulmin ku Trampi i bertiti Merkelit duke i thene "Ju Merkel doni tju mbroje NATO-Amerika, por bisnesin e beni me Rusine..." Pra i dashur 777 ketu faji nuk eshte as i Trampit dhe as i Merkelit por i natyres njerezore, qe nuk ben zgjidhje te persosura....Qe te mos zgjatem shume po permend se edhe puna e Greonlandes apo e Maduros jane zgjidhje qe vijne nga koka njerezore dhe jo hyjnore. Pershembull une pyes "Ku e gjeti Danimarka Greonladen?! Greonlada eshte shume e pasur me resorse qe zoti ja ka falur njeriut, por a eshte Danimarka e zonja ti levize keto resorse per te miren njerezore???!! Pale por ngule kembe ne idene se Greonlada eshte "koloni" e Danimarkes qe ne kohen e sotme eshte njelloj si te besh karragjozin...Ose problemi i Maduros eshte edhe me i kapshem per ne. Cmutin donte Maduro te sillte Kinen ne kufijte e Amerikes, konkurentin kryesir te Amerikes dhe kur dihet qe Kina eshte me rraciste se Amerika!? Po ti jepet mundesia Kines, ajo e ben tere boten "kinezeri". Pra dua te te them qe tere keto jane zgjidhje njerezore dhe jo hyjnore. Nga nje ane me mire te kesh "shef" Ameriken se sa Kinen...
ti je,Fantazisti. apo propaganduesi i trapit tramp?? "Ku e gjeti Danimarka Greonladen?!"??atje ku e gjetën dhe amerikanët amerikën??jo për gjë por nëse fillon me një llogjikë të tillë!?mo ma lër gjysmën pas bythe!!e gjeti atje ku e gjeti ameirka tahitin e tërci e vërci!!prandaj mo hani mtu kot më kot!!nuk të ka shkuar në mëndje se dhe amerika është e mbushur me pasuri të jashtëzakonshme,por shumë nga ato i ble në rusi??mos vallë nuk ka uran sa të duash,minerale të rralla,por i ble në kinë,qymyr,por e ble në australi??jeni injorantë apo thjeshtë kujtoni se majfton të vendosësh disa fjalë në një koment,ja mbushni mëndjen tërë gomerëve,si ta kan ë mbushur ty??sipas ngjarjeve nuk ja vlen të kesh shef as amerikën e as kinën!!ndoshta,por duhet të veshësh pantallona e jo të dalësh bythëjashtë si ti,është më mirë të bëhesh shef ti vetë!si ka qënë deri dje!!!!!!!!!!tipa si ti janë kërpuasha që nuk kanë bole por thjeshtë ngjiten diku dhe fryhen si bole!!
Ti anticensure, vertet je llafazan, qe nuk kap llogjiken por llafet. Kur une krahasoj Ameriken me Greonlanden kam parasysh se Amerika eshte e amerikaneve dhe Greonlanda nuk eshte e greonladezeve por e Danimarkes. Pra fuqia e popullit amerikan ka bere Ameriken "AMERIKE" dhe fuqia e Danimarkes e ka shpallur ate koloni qe ne thelb eshte turp ne keto dite....Te lutem ne pergjigjem qe do me dergosh si llafazan qe je, perqendrohu ne thelbin e problemit. Eshte e drejta e njerzve qe jetojne ne Greonlade te vendosin per fatin e tyre dhe nuk eshte e Danimarkes ta trajtoj ate si koloni....A ke degjuar ti qe koha e kolonive ka mbaruar dhe jetojme ne kohen qe quhet "e drejta e njeriut" ?Pra Trapi eshte me i mincur se ti sepse perqendrohet ne te dretat e njeriut dhe jo si ti qe perqendrohesh ne te drejtat kolonialiste....Trampi eshte nje koqe per mua sepse une jam shqiptar dhe sigurisht jam me i mencur se amerikani me i mencu! Bash si puna jote!
mos mor fantazist se paske kaluar dhe fantazinë tënde,prej agjitpropi "Pra Trapi eshte me i mincur se ti sepse perqendrohet ne te dretat e njeriut dhe jo si ti qe perqendrohesh ne te drejtat kolonialiste...." dhe do ta kolonizojë ai vetë,bile dhe me përdorim të focës ushtarake?moç moleee,sa i qut je mor karabushi i lokes!!nëse unë jam llafazan ti je gjeni!!
E mbeshtes plotesisht komentin tend. Sic beri Madura me kinen , te njejten gje beri edhe Danimarka me kinen, kur ia dha me qera kines ndertimin e minierave ne grøenland dhe Kina filloi shfrytezimin e mineraleve atje duke sjelle 3000 mije puntore kineze dhe jo duke punesuar grøenlandezeve, ku me vone keto kineze do sillnin familjet e tyre dhe keshtu pushtohej Grøenlanda nga Kina. Nderkohe qe trupat amerikane qendrojne aty qysh ne 1941 , kur hitleri deshte ta pushtonte bashke me Norvegjine, nderkohe qe i mbrojti amerika. Perse e beri Danimarka kete pa e pyetur AMERIKEN? Mos Valle deshi ta perplasi kinen me ameriken thjesht se kina i ofroi disa perfitime nga kina. Keshtuqe meqe amerika nuk ka me besim tek Danimarka, vendosi rrugen me te mire, ta mari ate. Nga ana tjeter , Danimarka nuk ka bere asnje investim ne Grøenlanden dhe i ka keqtrajtuar vete grøenlandezet dhe nuk sollen asnje zhvillim atje. E treta Danimarka nuk eshte ne gjendje ta mbroje kufirin verior te grøenlandes, se ska armatim dhe atje hyn rusi sa here i don qejfi, gje qe cenon sovranitetin e Amerikes. Dhe pjesa veriore e grøenlandes eshte rruga me e shkurter tregtare qe do te ndertohet dhe po perpiqet ta mare me forma te ndryshme Rusi dhe Kinezi, gje qe USA qe ka ushtrine e saj atje nuk do ta lejoje kurre.
Si patat ne rrjesht do vihen te gjithe.Trumpi eshte dhjete levizje para nga trapat e EU.Lere çfare thone bole si censure me shoke ketu.
idioti është si ai kauboi që shtin me gatlin!!gjuaj 1000 fishekë e ndoshta kap kënd!!kurse ti je një kar që nuk arrin të mbash mënd pseudonimin e një komenti më parë!!ky pedofil do të mbulojë pisllëqet e veta,asgjë më tepër!kurse ti!?do vetëm mutin e radhës!!
Mendoj se: 1. USA vepron me afate shekullore ne politiken e jashtme dhe gjeopolitike, dhe jo afate 1-2 mandatesh te presidenteve, qofshin demokrate apo republikane. 2. USA do qe te vendosi rregull dhe te marre nen kontroll te plote rajonin e vet, te cilin e konsideron si oborrin e shtepise se vet, jo si oborrin e prapem te shtepise sic degjojme shpesh ne media. 3. Per arsyet e mesiperme do qe te vendosi kontroll edhe ne Kolumbi, Meksike, Kube etj. ashtu si ne Venezuele dhe te marri nen kontroll apo te bleje, qe eshte shprehje me e bute, Groenlanden. Marrja nen kontroll nenkupton marrjen ne zoterim edhe te gjithe pasurive te tyre. 4. USA nuk i intereson fare Evropa te cilen e ka nenvleresuar komplet. Edhe si partner tregtar nuk i intereson shume, nje partner i zakonshem. Se pari, i interesojne Kina, India dhe Rusia, qe jane shtete dhe tregje te medha. 5. USA shpenzon rreth 80% te buxhetit te NATO-s dhe ashtu sic doli nga 66 organizata nderkombetare ne nje dite, ka ndermend te dali edhe nga NATO-ja. Nuk ka ndermend te shpenzoje me tej per sigurine e te tjereve. Secili te mbroje veten e vet. Llogari biznesi. 6. Sot Evropa nuk e mbron dot veten dhe eshte e varur nga USA. Prandaj USA i kerkon qe te fuqizohet dhe vete te largohet nga NATO-ja. USA nuk ka nevoje per mbeshtetje ushtarake nga Evropa. Dhe nga Evropa nuk i vjen asnje e keqe. Dikur e kishte si barrikade te pare per tu mbrojtur nga Rusia. Sot bashkepunimin e sheh ne rajonin e vet, Australi, Japoni, Lindjen e Mesme, etj. 7. USA do te marri Groenlanden ne nje menyre ose tjeter, dhe marrja e Groenlandes do te thote largim i saj nga NATO-ja. Duket se USA mendon se NATO-ja e ka kryer misionin per te cilin u krijua. Marrja e Groenlandes do te thote asnje detyrim i metejshem per NATO-n. Cfare mund te beje Evropa: 1. Te fuqizohet sa me shpejt ekonomikisht dhe ushtarakisht. Nese USA largohen nga NATO-ja te mbeshtetet ne fuqine e saj. 2. Groenlanda eshte nje pjese e fuqise ekonomike dhe ushtarake te Danimarkes dhe Evropes. Dhenia apo shitja e saj me deshire i zvogelon hapesirat dhe fuqine ekonomike dhe ushtarake. Eshte ne dileme te beje marreveshje per ta shitur per te kenaqur oreksin e USA apo ta mbaje me force, kur nuk ka force qe ta mbaje. Mund te kerkoje nje zgjidhje kompromisi nese pranohet nga USA. Perdorimi i perbashket dhe ne interesin e perbashket te territorit dhe resurseve te Groenlandes. Por, USA kerkon territore, zgjerim gjeografik dhe ka interesa gjeopolitike. Zor te ndalet apo te beje kompromis. Zor se Danimarka ta mbaje Groenlanden si territor te saj. 3. Te mbeshtete Ukrainen qe te ruaje sovranitetin dhe vendose paqen me Rusine. Deri tani duket e coroditur, pa fuqi dhe pa ide te qarta. Secili shikon interesin e vet dhe jo ate te perbashket. Deri tani eshte e paafte te beje pa USA. 4. Te bashkepunoje me USA per ato ceshtje qe jane me interes te perbashket, pa rene ne vasalitet dhe varesi te saj. USA eshte superfuqi, me te cilen Evropa nuk duhet te prishet. 5. Se fundmi, gjerat do te rrjedhin ashtu sic do USA. Vetem nese terhiqen vete, per interesa te momentit mundet qe te ndalet apo beje ndryshime qe i interesojne. Evropa nuk e ndalon dot.
ke shumë të drejtë!!petuallat bëhen dhe me ujë!!normalisht quhet kulaç,por mund të quhet dhe petull ose byrek me trahana!!
o mero përse i seleksionon komentet e mija??ta kam nisur kushedi sa herë këtë koment për shkrimin dhe jo replikë si ato që ke botuar! "Përgatiti Ilir Yzeiri????që do të thotë se ne po informohemi me atë që ka përmbledhur ai!!pra ai e ka kuptuar si e ka kuptuar dhe në fund k ahequr pjesët që i duken të pavkefshme,i ka grupuar si i ka kuptuar ai!!pra ne nuk lexojmë atë që mendon ilir yzeiri!nuk nxjerrim konkluzionet tona që mund të varen nga një presje a pikpresje!!një nga të vërtetat e këtij shkrimi është-"mbi të gjitha, për të mbrojtur supremacinë e dollarit në tregtinë globale, e cila kërcënohet nga de-dollarizimi në të cilin merrte pjesë nafta venezueliane."-dedollarizimi i naftës do bënte që amerika të mos kishte më mundësi për të shtypur dollarë pa kaluar në inflancion,nuk do kishte mundësinë e kredive të lira dhe të shitjes së bondeve të saj!!ajo që më duket budallallëk është -"nëse Ukraina bie, e gjithë Evropa do të kërcënohet nga një pushtim rus,"-nëse është thjeshtë një shkuritm i yzeirit,këtu ai nuk ka të drejtë!një kërcënim rus i drejtpërdrejtë,i marrë fjalë për fjalë,agresion ushtarak,është i pamundur!!kërcënimi është vetëm në një mënyrë më të hollë apo më shpinëmarrëse!mos funksionimi i europës si një shtet i vetëm,aleancë e fuqishme që vepron si një trup i vetëm,do bënte që çdo shtet të shihte interesin e vet!e nëse çdo shtet shikon interesin e vet!?aty fillon rreziku rus!të shikosh interesin tënd në këtë moment është i barabartë me dy veprime sa të thjeshta aq shkatërruese për europën!veprimi i parë është-neutraliteti,mos përzjerja me shtetet e tjera për tu mbrojtur nga rusia!veprimi i dytë vjen direkt pas të parit-afrimi dhe hyrja në aleancë me rusinë,kundër të tjerëve!!në këtë moment,nuk ka nevojë të na pushtojë rusia!!do të kemi "traktatin e Warsahvës" a të Vjenës,nuk ka rëndësi emri,por do shijojmë "hungarinë e '56ës",,"çekosllovakinë e '68ës" e gjithë mjeljen që do na bëjë putana,e sotme o ndonjë putanë e ardhëshme!!e nëse e tëra kjo funksionon mirë,do kemi fatin të ndërrojmë emrat me një "ov" në fund dhe të flasim një rusishte që nesër do na bëjë rusë të pastër si kadirovët a ahmetovët!!e po qe se shkon gjithçka mirë për putinovët!?do kenë fatin e mirë pasardhësit tanë të sulmojnë o amerikën o kinën!!dhe kuptohet se si funksionon agresioni rus!sulm me mish për top!!sa për korrupsionin familiar trapist!?asqë ja vlen të flitet!është më i hapur se në periudhën më të keqe në shqipëri!!"--nuk e kuptoj përse ky nuk kalon??dhe ditën e dytë,bile!!
përse nuk boton komentin meroooooooo??komentin për artikulliiiiiiiiin!