ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk beson te një veprim ushtarak i mundshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Groenlandë.
“Nuk besoj në mundësinë e SHBA për të filluar veprime ushtarake në Groenlandë”
Meloni theksoi se nuk do ta mbështeste një veprim të tillë.
“Nuk do ta mbështes një veprim të tillë”, u shpreh Meloni.
Ajo shtoi se mesazhi i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duket të jetë se ai nuk do të pranojë ndërhyrje nga shtetet e tjera në këtë rajon strategjik.
Meloni nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet që lidhen me sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Ajo shtoi se ”zgjidhjet ushtarake nuk duhet të jenë opsioni i parë”.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur interesat gjeopolitike në Arktik po rriten dhe vendet e ndryshme po vëzhgojnë me kujdes lëvizjet e fuqive të mëdha në këtë zonë.
Leje ma po nuk e mbeshtete ti Amerika ka maru ik oj torollake kush te pyt ty budalle
Amerika nuk do bëjë ndërhyrje ushtarake...këtë e dine dhe fëmijët. Greenlanda do bëhet shtet i pavarur dhe do kenë rroga shumë të mëdha nga USA dhe do preferojnë te bëhen shtet amerikan..është shumë e thjesht...
Si qënka kaq e thjeshtë , kur Danimarka ka nivel jetese shumë më të lartë se USA dhe banorët e Groenlandës nuk janë në asnjë mënyrë dakord të aneksohen nga Amerika ?