Rusia kërcënon se do të fshijë nga harta Europën

14 Qershor 2022, 12:55Bota TEMA

Rusia kërcënon se do të fshijë nga harta Europën

Kërcënimet me armë bërthamore ndaj perëndimit, Moska po i shndërron në rutinë. Rasti më i fundit është ai i kreut të Dumës, dhomës së ulët të parlamentit rus, i cili paralajmëron se Rusia mund të zhdukë nga harta Ukrainën, Poloninë dhe gjithë Europën.


Përmes një deklarate në Telegram, të vetmin rrjet social që u shërben si dritare e tyre për publikun perëndimor, Vjaçesllav Volodin lëshoi kërcënimin e ashpër në përgjigje të një deklarate të eurodeputetit polak Radoslav Sikorski.

Duke folur në një televizion ukrainas, Sikorski që ka qenë edhe ministër i jashtëm i Polonisë tha se perëndimi duhet t’i japë raketa bërthamore Ukrainës. Sipas tij, kjo justifikohet me faktin se Rusia ka shkelur Marrëveshjen e Sigurisë së Budapestit, të 1994-ës, me sulmin në Ukrainë. Sikorski thotë se sipas marrëveshjes së 28 viteve më parë, Ukraina dorëzoi arsenalin bërthamor pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

3 Komente

  1. K
    Komiti

    Barbarët njelloj kane qenë. Shqetesohen per kete sllavo-komunistet shqipfoles?

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oh sa kom qesh

      Ocjen harasho tavar-ish Komiti Sum-iti.

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        po të hysh në interent do të gjesh menjëherë një foto të Vjaçesllav Volodin,dhe mund të vendoset në krye të artikullit,dhe jo në foto të putanës!! ka një ndryshim të madh kur vendose fotoja e gabuar në krye të artikullit!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje